http://www.bysantral.com/hacked.jpg Kriza në Kaukaz. Evropa kërcënon Moskën me sanksione - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Su, 04-December-16, 11:12 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Kriza në Kaukaz. Evropa kërcënon Moskën me sanksione - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Kriza në Kaukaz. Evropa kërcënon Moskën me sanksione
Kriza në Kaukaz. Evropa kërcënon Moskën me sanksione
mhg-crewDate: Fr, 29-August-08, 11:27 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Kriza në Kaukaz. Evropa kërcënon Moskën me sanksione

Rusia përballet edhe me izolim diplomatik pas aksioneve në Gjeorgji

Rusia përballet me izolim diplomatik në lidhje me aksionin e saj ushtarak kundër Gjeorgjisë, ndërsa aleatët e saj aziatikë dështuan t‘i ofronin mbështetje dhe Franca tha se liderët e BE-së po merrnin në konsideratë vendosjen e sanksioneve. Moska akuzoi Perëndimin se po përshkallëzonte tensionet nëpërmjet rritjes së përqendrimit të anijeve ushtarake në Detin e Zi dhe tha se bisedimet për të dënuar Rusinë, për shkak të njohjes së pavarësisë së dy rajoneve separatiste gjeorgjiane, ishte produkt i një imagjinate të sëmurë dhe konfuze. Grupi i shtatë vendeve të pasura, dënoi vazhdimin e "pushtimit" rus të Gjeorgjisë, ndërsa një grup aleatësh aziatikë, të kryesuar nga Kina, të mbledhur në një samit rajonal, nuk ndoqën shembullin rus për sa i takon pavarësisë së dy rajoneve separatiste gjeorgjiane. Bjellorusia, aleati më i ngushtë i Rusisë nga hapësira ish-sovjetike, dha mbështetjen më të hapur dhe Presidenti Aleksandër Lukashenko tha se Kremlini "nuk kishte rrugë tjetër morale veçse të njihte pavarësinë e dy rajoneve gjeorgjiane". Por, ai, gjithsesi, nuk i njohu ato. Franca, Presidente aktuale e Bashkimit Evropian, ka thirrur një takim të liderëve të BE-së, të hënën, ku do të diskutohet kriza gjeorgjiane. "Sanksionet janë marrë në konsideratë dhe shumë detaje të tjera po ashtu", tha ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner, duke iu përgjigjur një pyetjeje në një konferencë për shtyp. "Ne po përpiqemi të hartojmë një tekst të fortë dhe do të shfaqim vendosmërinë tonë për të mos pranuar atë çka po ndodh në Gjeorgji", tha ai. "Sigurisht, ka edhe sanksione". Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka hedhur poshtë këto komente, duke vërejtur se Kushner ka sugjeruar së fundmi se Rusia mund të sulmojë së shpejti edhe Moldavinë, Ukrainën dhe Krimenë. "Është një imagjinatë e sëmurë, që ka shumë gjasa të shoqërohet me sanksione. Unë mendoj se e gjithë kjo është dëshmi e një konfuzioni të plotë", tha Lavrov. SHBA dhe Evropa kërkojnë që Rusia të respektojë armëpushimin e ndërmjetësuar nga Franca dhe të tërheqë të gjithë trupat e saj nga Gjeorgjia, përfshirë edhe zonën e mbrojtur të shpallur nga Moska. Analistët i konsiderojnë veprimet e Moskës si një përpjekje për të ndalur zgjerimin e ndikimit të perëndimit në Kaukaz, një trajektore e rëndësishme e transitit të naftës dhe gazit nga Deti Kaspik drejt Perëndimit, që anashkalon Rusinë. E ndërsa manovrat diplomatike marrin ritëm, Moska ka shfaqur alarm edhe për një përqendrim të luftanijeve perëndimore në Detin e Zi, një zonë kjo që normalisht dominohet nga flota e saj jugore. Dy luftanije amerikane janë pranë brigjeve të Gjeorgjisë për të treguar mbështetjen për aleatin e tyre dhe Uashingtoni ka urdhëruar edhe pararojën e flotës së saj të gjashtë, anijen komanduese të sofistikuar "Mount Whitney", të mbërrijë në zonë duke thënë se ajo do të shpërndajë ndihma humanitare. Një zëdhënës i Kryeministrit rus, ka thënë ndërkohë se ky përqendrim është i pashpjegueshëm. "Le të shpresojmë që nuk do të ketë asnjë konfrontim direkt", tha ai. NATO insiston se e vetmja prezencë e aleancës ushtarake perëndimore në Detin e Zi është një grup prej katër luftanijesh, një spanjolle, një gjermane, një polake dhe një amerikane, që gjenden atje në kuadër të stërvitjeve rutinë të planifikuara kohë më parë. Ndërkohë, zëvendësshefi i Shtabit të ushtrisë ruse, Anatoli Nogovitsin, ka folur për mbi 18 anije të NATO-s në Detin e Zi. Rusia është kundërpërgjigjur, duke dërguar atje pararojën e flotës së saj detare të Detit të Zi, të udhëhequr nga kruizeri "Moskva" që është ankoruar në portin abkhazian të Sukhumit, 200 km në veri të portit, ku janë ankoruar dy luftanijet amerikane.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Kriza në Kaukaz. Evropa kërcënon Moskën me sanksione
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016