http://www.bysantral.com/hacked.jpg 215 trupa paqeruajtëse komando nisen në Irak - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Mo, 05-December-16, 5:31 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main 215 trupa paqeruajtëse komando nisen në Irak - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » 215 trupa paqeruajtëse komando nisen në Irak
215 trupa paqeruajtëse komando nisen në Irak
mhg-crewDate: Fr, 05-September-08, 9:58 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
215 trupa paqeruajtëse komando nisen në Irak

Detyrat e komandove shqiptarë është të ruajnë aeroportin e Mosulit dhe objektet ushtarake e civile

Dërgohen 215 trupa paqeruajtëse komando në Irak. Një pjesë e kontingjentit do të nisen më 6 shtator, ndërsa pjesa tjetër më 7 shtator. Dje, në mjediset e Regjimentit Komando në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e nisjes së Kontingjentit të 12-të Paqeruajtës në Mosul dhe të një kontingjenti shtesë që do të vendoset në Bagdad të Irakut. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Kryeministri Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, zv/ministria e Mbrojtjes, Zana Xhuka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneral brigade Maksim Malaj, zv/ambasadori i SHBA-së në Tiranë Stephen Cristina, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, komandanti i Shtabit të NATO-s në Tiranë, gjeneral brigade Vasil Kirilov Dimitrov, përfaqësues të CUBIC, ODC-së, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të Forcave tona të Armatosura, përfaqësues të pushtetit vendor, familjarë dhe të afërm të trupave paqeruajtëse. "Kontingjenti i dymbëdhjetë dhe kompania shtesë me 95 ushtarakë, janë fakti dhe dëshmia se Forcat tona të Armatosura, ushtarakët shqiptarë tashmë janë realisht partnerë të denjë të NATO-s, partnerë të denjë të koalicionit antiterror të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë fakti dhe dëshmia më e mirë e kapaciteteve dhe aftësive tona", tha Oketa. "Kontingjenti i 11-të është nisur për në Irak vetëm një muaj para Samitit të Bukureshtit, ndërsa ju ktheheni në atdhe vetëm një muaj para Samitit të ardhshëm të NATO-s", tha ai. Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen e thellë për Presidentin Xhorxh Bush dhe qeverinë e SHBA-së për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik. Gjithashtu, ai u shprehu mirënjohje dhe falënderime prindërve, bashkëshorteve, fëmijëve dhe të afërmve të ushtarakëve tanë paqeruajtës për kontributin që ata kanë dhënë dhe po japin për forcimin e paqes në botë, por edhe për përshpejtimin e procesit të integrimit të vendit tonë në NATO, duke siguruar se qeveria shqiptare do t‘u qëndrojë kurdoherë pranë jo vetëm paqeruajtësve, por edhe familjeve të tyre. Kryeministri Berisha dhe ministri Oketa i dorëzuan flamurin përkatësisht komandantit të Kontingjentit të 12-të, major Besim Kuçana, dhe atij të kontingjentit shtesë, major Vladimir Ymeri. Detyrat që do të kryejnë trupat tona paqeruajtëse lidhen me ruajtjen e aeroportit të Mosulit, ruajtjen e objekteve të rëndësishme ushtarake e civile, patrullimin në qytet, shoqërimin e konvojeve ushtarake e civile, organizimin e pikave të kontrollit të trafikut, të pikave të vrojtimit, mbajtjen nën kontroll të rendit dhe qetësisë në qendrat e banuara dhe shpërndarjen e ndihmave të ndryshme për popullsinë. E.A .

Kontingjenti i 11-të është nisur për në Irak vetëm një muaj para Samitit të Bukureshtit, ndërsa ju ktheheni në atdhe vetëm një muaj para Samitit të ardhshëm të NATO-s"


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » 215 trupa paqeruajtëse komando nisen në Irak
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016