Pubi dhe keshtjella me te njejten emer, ngaterrohet porosia, tifozet pa birra. Jo të gjithë tifozët britanikë kanë qenë të kënaqur ndërsa kombëtarja luante ndeshjen kundër Kroacisë. Fitorja 1 me 4 i ka lënë disa me fytin ende të thatë bënë të ditur të përditshmet britanike të cilat shtuan se në një pub ka munguar birra. Lajmi që në një pub munguan tifozët e dehur nuk do të kishte bërë aspak bujë sikur 1 mijë litrat e birrës të mos kishin përfunduar tek dera e mbretëreshës Elisabetë.
Fucitë me birrë ishin cuar në kështjellën e Windsorit por më sa duket si rrallë herë rezidenca e mbretëreshës 82-vjecare ka qenë Kështjella e gabuar. Kështjella e Windsorit ishte dhe emri i pubit ku duhej dërguar birra e me sa duket ka mjaftuar për të bërë ngatërresën e për ti dërguar 1 mijë litra mbretëreshës e duke lënë pa pijen e preferuar të britanikëve tifozët e mbledhur në pubin londinez.