http://www.bysantral.com/hacked.jpg Kuriozitet shum inetersant - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Tu, 06-December-16, 3:48 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Kuriozitet shum inetersant - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Kuriozitet shum inetersant
Kuriozitet shum inetersant
mhg-crewDate: We, 27-August-08, 2:17 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Parashikimi i një fizikani amerikan që i bazon bindjet e tij në kalendarin e fisit Maja Shpërthime vullkanike të mëdha, stuhi magnetike, rrezatime nga hapësira etj... Pas vetëm katër vjetësh në Tokë do të mbretërojë ferri, ose të paktën sipas Laurenc Xhozef, fizikan nga SHBA dhe autori i librit "Apokalipsi 2012".
Bindjet e tij bazohen në një fakt: më 12 dhjetor të vitit 2012 do të përfundojë cikli i kalendarit Maja, qytetërimi misterioz që banoi në Amerikën Qendrore nga viti 1800 përpara Krishtit deri në vitit 1450 pas Krishtit. Për më shumë të nesërmen e asaj dite do të ndodhë solstici dimëror dhe Dielli do të pozicionohet me qendrën e Rrugës së Qumështit për herë të parë pas 26 mijë vjetësh...a duhet të shqetësohemi? Pozicionimi astronomik nuk do të jetë i rrezikshëm, të paktën sipas shkencëtarëve që e mbikëqyrin hapësirën në vazhdimësi.

Për shembull në vitin 2002 pesë planetë u pozicionuan në një vijë të drejtë në harkun e 33 gradëve pa shkaktuar asnjë pasojë në kozmos. Ndërsa kultura Maja ishte një nga më komplekset në botë dhe shquhej për diturinë në fushën e matematikës dhe astronomisë. Por e gjitha kjo po krijon një klimë ankthi në lidhje me vitin 2012 që kujton pak a shumë atë të vitit 2000. Kur sipas raporteve në të gjithë botën u shpenzuan rreth 300 miliardë dollarë për të ndërhyrë në sistemet informatike dhe për të parandaluar katastrofën e madhe. Por, gjithsesi, ne jemi bijë të një apokalipsi. Gjashtëdhjetepesë milionë vjet më parë, toka u trondit nga një kataklizëm i vërtetë. Një meteor tepër i madh me një diametër rreth 10 km, ndezi në flakë atmosferën dhe u përplas në brigjet Yukatan (në Meksikë) duke shkaktuar një krater të gjerë më shumë se 100 kilometra dhe një re pluhuri që do ta mbulonte të gjithë tokën për vite me radhë si një perde e zezë.

Dhe përfundoi kështu epoka e dinozaurëve, reptilët e mëdhenj që për miliona vjet kanë qenë "të zotët" e planetit. Ndërsa në atë epokë, gjitarët kishin arrinin madhësinë fizike të një qeni. Por çuditërisht ata i mbijetuan katastrofës. Dhe madje përfituan nga ajo: duke mos qenë më të kërcënuar nga zvarranikët gjigantë filluan të evoluonin derisa u bënë ata dominuesit e vërtetë të planetit Tokë. Epoka e re e gurit Edhe në ditët e sotme, siç ndodhi në vitin 1999, disa e lidhin këtë histori me Nostradamusin (Michel de Notre-Dame, 1503-1566). Por në fakt, Nostradamusi e kishte parashikuar katastrofën edhe disa herë të tjera në shekujt e kaluar, por asnjë informacion nuk lidhet me vitin 2012. Një hipotezë më shkencore apokalipsi është teoria e Olduvait, e formuluar në vitin 1989 nga inxhinieri Riçard Dukan, mbi bazën e të dhënave botërore mbi energjinë dhe popullsinë.

Hipoteza e merr emrin nga ultësira e Olduvait në Tanzani, duke u konsideruar si një metaforë e kohës së gurit të cilës ka mundësi që t‘i rikthehemi pas vitit 2012...por hipoteza të tilla tashmë na kanë bërë tepër skeptikë, pasi të tilla katastrofa janë parashikuar që nga viti 1979 deri në 2008, por që asnjë prej tyre nuk rezultoi e vërtetë. Por ka pasur edhe raste tragjike si "Heaven‘s Gate": në vitin 1997 39 persona u vetëvranë me shpresën se do të arrinin në një "nivel superior" përpara se bota të shkatërrohej. Një bindje që thellohet së tepërmi mund të ketë rrënjë politike dhe sociale, mbi të gjitha nëse përcillet nga persona që kanë pozicione të fuqishme. Të influencohesh nga mendimi i një apokalipsi do të thotë ta lëshosh veten në një rrjedhë mendimesh duke mos bërë asgjë për të parandaluar. Ose mund të klasifikohet edhe si një sjellje që bën reale një profeci.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Kuriozitet shum inetersant
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016