http://www.bysantral.com/hacked.jpg Nje rrefenje e panjohur per Gjergj Kastriotin! - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Su, 04-December-16, 11:11 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Nje rrefenje e panjohur per Gjergj Kastriotin! - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » histori » Nje rrefenje e panjohur per Gjergj Kastriotin!
Nje rrefenje e panjohur per Gjergj Kastriotin!
mhg-crewDate: Th, 04-September-08, 7:56 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Rrëfenja XIX

Një kreshnik shqiptar dhe një Sulltan i madh i turqve

Lauro Korniani D'Algaroti

Ishte njëherë e një kohë në Shqipëri një kryezot, i cili, edhe pse quhej Gjergj Kastrioti, për trimërinë e madhe të tij, u titullua Skanderbeg. Dhe aq ishte kthyer ai në tmerr për turqit, sa t'i luftonte dhe t'i mundte ata ishte e njëjta gjë. As Murati, i cili ishte asokohe zot i madh i turqve, nuk gjente qetësi dhe nuk arrinte të kuptonte se prej nga buronte ajo trimëri e pamatë e Skanderbegut, i cili këpuste krenat e muhamedanëve, ashtu siç shkundet dardha nga pema. Dhe duke folur njëherë për këtë me myftiun, ky, për ti shtënë xixat, i tha një mëngjes atij se i ishte shfaqur në ëndërr Muhameti natën e shkuar dhe e kishte urdhëruar të këshillonte Muratin se do të siguronte fitoren ndaj tij vetëm po të shtinte në dorë kordhën e Gjergjit, pasi aty qëndronte fuqia kryesore e tij; dhe si ajo armë të binte në ndonjëfarë mënyre në dorë të turqve, prijësi shqiptar nuk do të mundte më të fitonte asnjë betejë të vetme, ndërsa ata, turqit, do të ishin në atë anë fitimtarë më tepër se kurrë. Murati, që ishte një princ bestyt dhe i padijshëm, i besoi asaj gënjeshtre dhe dërgoi menjëherë njërin prej spahive të tij tek Skanderbegu, duke i thënë atij se e kishte fort për zemër atë kordhë të tij. Nëse dëshironte t'ia jepte bujarisht apo ta merrte atë në shkëmbim të gëzofëve që i përgjërohej t’i pranonte si dhuratë. Gjergji që e kuptoi menjëherë se përse i kërkohej arma e tij, duke qeshur e hoqi nga brezi dhe ia dha spahiut, dhe mori prej tij gëzofët aq të bukur. Turkut nuk i besohej se po ia çonte të zotit të tij, dhe mendonte se në të qëndronte fati i Perandorisë Otomane. Murati në të vërtetë e mori me tepër ngazëllim; porse duke e vërejtur me kujdes të madh nuk gjeti në të ndonjë gjë të veçantë që ta vinte atë kordhë përmbi të tjerat, veç faktit se ishte kaq e rëndë, sa as krahu i tij, e as i cilitdo turk tjetër sado të fuqishëm nuk vlente për ta ngritur dhe vringëlluar në ajër. Atëhere sulltani kujtoi se ishte vënë në lojë nga Skanderbegu dhe, duke ia kthyer përsëri mbrapsht po me të njëjtin spahi, i dërgoi atij një pirg të sharash pasi ajo nuk ishte kordha që ai i kishte kërkuar; pra, ose t'ia jepte atë, ose do të përballej me krejt tërbimin dhe krejt fuqinë e tij. Gjergji, duke dëgjuar këtë, u egërsua i gjithi në fytyrë dhe iu përgjigj spahiut: - Thuaji zotit tënd se kjo është kordha ime (dhe ndërkaq e ngjeshi në brez): por nëse s'i ka pëlqyer kjo, unë do t'i dërgoj atij të tjera dhe sa të dojë. Por se këtë krah (të cilin e shtriu dhe e ngriti deri mbi krye), ah, këtë krah, këtë sigurisht nuk ia jap. Dhe ti qërohu menjëherë jashtë tendës sime, nëse dëshiron që të qëndrojë përsëri koka mbi supe. - Turku nuk pa pothuaj se nga doli, dhe u largua me ngut të madh prej andej. Kurse Murati mësoi, për inat të tij, se për të luftuar trimërisht vlen më tepër krahu se shpata


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » histori » Nje rrefenje e panjohur per Gjergj Kastriotin!
Page 1 of 11
Search:

Copyright MyCorp © 2016