http://www.bysantral.com/hacked.jpg T-Mobile ka shitur mbi 120.000 iPhone 3G - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Th, 28-March-24, 4:58 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main T-Mobile ka shitur mbi 120.000 iPhone 3G - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Forumet kryesore » Interneti dhe Teknologjia » T-Mobile ka shitur mbi 120.000 iPhone 3G
T-Mobile ka shitur mbi 120.000 iPhone 3G
Artoni_17Date: We, 27-August-08, 6:47 PM | Message # 1
Antar
Group: Users
Messages: 6
Reputation: 0
Status: Offline

Nga kompania gjermane T-Mobile kanë njoftuar se prej lansimit të të iPhone 3G, më 11 korrik të këtij viti, kanë shitur mbi 120.000 njësi të kësaj pajisje të çuditshme, dhe këtë përkundër të gjitha problemeve me shpërndarjen të cilat janë paraqitur, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie.

Hamid Akhavan për revistën javore gjermane Focus ka sqaruar se për shkak të kërkesës së madhe, disa nga blerësit është dashur të presin me javë të tëra që ky aparat i avancuar tu arrijë në adresë të tyre.

"Parashikimet tona janë tejkaluar", ka thënë Akhavan në intervistë për Reuters dhe ka shtuar se vetëm në Gjermani janë shitur 75.000 telefona të tillë.

Problemet me shpërndarjen janë paraqitur kur kompania Apple ka vendosur që produkti të filloj me shitjen në 22 shtete njëkohësisht.

Gjenerata e tretë e telefonave mobil ka lidhje dukshëm më të shpejtë të internetit nga seria e parë e cila është paraqitur në treg në mesin e vitit 2007. Megjithatë, përdoruesit nuk janë tërësisht të kënaqur as me këtë produkt. Zakonisht ankohen për ndërprerje të papritura të bisedave dhe sinjal jostabil të internetit.


Kaloni Mir ne mitrovica hskers grup
 
mhg-crewDate: Sa, 30-August-08, 0:11 AM | Message # 2
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Flm Shum Njeri

 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Forumet kryesore » Interneti dhe Teknologjia » T-Mobile ka shitur mbi 120.000 iPhone 3G
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024