http://www.bysantral.com/hacked.jpg Valencia, "Jo" për 50-ën herë ofertës 55 milionëshe të Reali - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Sa, 28-December-24, 4:23 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Valencia, "Jo" për 50-ën herë ofertës 55 milionëshe të Reali - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Valencia, "Jo" për 50-ën herë ofertës 55 milionëshe të Reali
buli_17Date: We, 03-September-08, 10:58 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Valencia, "Jo" për 50-ën herë ofertës 55 milionëshe të Realit

Goditjet e tjera të munguara të merkatos: Arshavin, Krespo, Huntelar, Tiago...

Mes goditjeve që kanë bërë shumë bujë për shkak se janë realizuar në sekondat e fundit të merkatos së futbollit evropian, është edhe dalja huq e Realit të Madridit për të 50-ën herë për Vilën. Kampionët e Spanjës i kanë afruar 55 milionë euro Valencias për kartonin e sulmuesit David Vila, por kanë marrë si përgjigje një "Jo" të prerë. Lajmi është bërë i njohur nga e përditshmja sportive spanjolle "Marca", e cila i referohet kontakteve më të fundit mes drejtuesve më të lartë të dy skuadrave, vetëm pak orë para mbylljes së fushatës së shitjeve të lojtarëve. Sipas klubit të Valencias, presidenti i madrilenëve, Ramon Kalderon, kishte tentuar me të gjitha mënyrat për ta blerë sulmuesin e tyre, golashënuesin më të mirë të Kampionatit Evropian 2008 në Austri dhe Zvicër. "Po, një telefonatë e tillë na është bërë", thotë Fernando Gomez, zëvendëspresidenti i Valencias. "Pas rinovimit të kontratës me Vilën (deri në vitin 2014), klubi kishte vendosur që të mos e shiste më lojtarin", ka bërë të ditur ai. Ndërkohë që në kampin tjetër mundohen ta përgënjeshtrojnë dështimin e përfolur në tentativën për të blerë sulmuesin e Valencias. Nga kryeqyteti spanjoll, Madridi, Kalderon ka bërë të ditur se nuk e ka kërkuar blerjen e David Vilas: "Për me tepër, ka qenë Valencia, ajo që na e ka ofruar vetë lojtarin në një tratativë, e cila nuk ka prodhuar asgjë përveçse tym të bardhë". Versioni i Madridit nuk koinçidon me atë të Hose Luis Tamargo, menaxheri i vetë sulmuesit: "Në 24 orët e fundit, Reali i Madridit e ka kërkuar ta blejë Vilën të paktën 50 herë". Gjithçka ka rezultuar e kotë: Bernd Shuster, trajneri i "blancos", nuk e ka marrë sulmuesin që kërkonte. Përveç të tjerave, ka humbur edhe brazilianin Robinjo, i cili u shit për 42 milionë euro te Mançester Siti, protagonist i ditës së fundit të merkatos, pas kalimit të pronësisë së tij në duart e grupit arab "Abu Dhabi".

Me mbylljen e merkatos, nuk munden më të transferohen, të paktën deri në janar, lojtarë të shumtë, që dukeshin në çastin e duhur për të ndryshuar klub. Është rasti i Tiagos, i mbetur te Juventusi. Do të mbetet te Torino, Di Mikele. Sampdoria nuk ka mundur të marrë Krespon, që ka preferuar të qëndrojë tek Interi, edhe pse nuk është në listën e Champions League. Atje ku ka qenë, ka mbetur edhe rusi Arshavin, që do të sfidojë Juventusin në Champions me Zenitin e tij. Në Itali, Palermo nuk ka mundur të marrë futbollistin Nilmar. Internacional i Porto Alegre ka refuzuar 15 milionë eurot e ofruar nga palermitanët.


 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024