http://www.bysantral.com/hacked.jpg Podolski: Nuk duhet të kisha ardhur te Bajerni - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
We, 24-April-24, 3:34 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Podolski: Nuk duhet të kisha ardhur te Bajerni - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Sport » Futboll » Podolski: Nuk duhet të kisha ardhur te Bajerni
Podolski: Nuk duhet të kisha ardhur te Bajerni
mhg-crewDate: Fr, 05-September-08, 10:05 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Podolski: Nuk duhet të kisha ardhur te Bajerni

Sulmuesi pranon se transferimi në Mynih ishte një lëvizje e keqe

Lukas Podolski zbuloi se e cilëson të gabuar transferimin te Bajerni i Mynihut pas çdo dite që kalon. Edhe pse vazhdon të konsiderohet si "djaloshi i artë" i futbollit gjerman, sulmuesi shpresonte që ky sezon do të ishte i ndryshëm nga ai i kaluari, ku në pjesën më të madhe të ndeshjeve qëndroi në stol. Megjithatë, edhe pse tekniku Jurgen Klinsman e mbajti në skuadër, situata nuk ka ndryshuar. Në një intervistë për "Bild", 23-vjeçari shpreh zhgënjimin e tij. "Nuk e dija se gjërat do të shkonin në këtë mënyrë", tha me sinqeritet Podolski. "Gjithsesi nuk po ankohem. Thjesht nuk jam i kënaqur me situatën që po kaloj". Së fundmi, Uli Hënes ka thënë se lojtarit i duhet një shqelm i mirë në të ndenjurat. Deklaratë të cilës "Princi Poldi" iu përgjigj: "Përse më duhet një shqelm? Gjatë gjithë këtij viti kam luajtur fare pak, pra nuk mund të mendosh se paraqitjet e mia kanë qenë zhgënjyese". Rreth një lëvizjeje jashtë Gjermanisë, ai tha: "Çdo gjë është e mundur. Nuk kam frikë nga sfidat e reja".


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Sport » Futboll » Podolski: Nuk duhet të kisha ardhur te Bajerni
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024