http://www.bysantral.com/hacked.jpg Siti, 70 milionë euro për Bufon - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Th, 18-April-24, 8:49 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Siti, 70 milionë euro për Bufon - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Sport » Futboll » Siti, 70 milionë euro për Bufon
Siti, 70 milionë euro për Bufon
mhg-crewDate: Fr, 05-September-08, 10:06 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Siti, 70 milionë euro për Bufon

Sheiku Al-Fahim: Trajneri Hjuxhs dhe drejtuesit do të qëndrojnë

Forca e papritur ekonomike që fitoi Mançester Siti e ka tronditur jo pak botën e futbollit. Ndërkohë që vazhdojnë raportimet për oferta multi-milionere për yjet e këtij sporti. Pas zërave se në janar do të tentohet blerja e Kristiano Ronaldos dhe Kakasë, drejtuesit e Sitit synojnë të përforcojnë edhe portën. Objektivi kryesor është "gardiani" i Juventusit, Xhanluixhi Bufon, për të cilin anglezët janë të gatshëm të paguajnë 70 milionë euro. Sulaiman Al-Fahim, pronari i ri i klubit, synon që ta shndërrojë Sitin në skuadrën më të madhe në planet. Një ëndërr që mund të realizohet falë potencialit të jashtëzakonshëm financiar. Sheiku arab nuk i ka fshehur synimet për të afruar disa prej emrave më të mëdhenj të sportit, ndërkohë që në listën e dëshirave janë edhe Lionel Mesi, Fernando Torres e Çesk Fabregas. Al-Fahim e ka të qartë se paratë mund të bindin këdo dhe në janar synon të hapë bisedimet me klubin italian për Bufon. Lajmi është publikuar nga "Leggo", që gjithsesi theksonte se për shkak të pjesëmarrjes së bardhezinjve në Ligën e Kampioneve, në Torino as që e mendojnë të privohen nga portieri më i mirë në botë. Gjithsesi, 70 milionë euro është një shifër joshëse, mbi të gjitha duke menduar faktin se transferimi i Xhixhi Bufon te Juventusi në vitin 2001 nga Parma ka kushtuar 51 milionë euro (rekordi i transferimeve për portierë në historinë e futbollit).

Pas transferimit të Robinjos për 42 milionë euro, që përbën edhe shifrën rekord të paguar në Britani për një futbollist, drejtuesit e Mançester Sitit këmbëngulin se ofertat e "çmendura" do të vazhdojnë. Kjo është konfirmuar edhe nga drejtori i marketingut të klubit, Geri Kuk, i cili deklaroi se pronarët arabë kanë plane të mëdha. Ai tha: "Në futboll kurrë nuk duhet thënë kurrë. Gjithçka ndryshon brenda ditës. Dy vjet më parë kjo skuadër kërkonte lojtarë me karakteristika të tjera, ndërsa tashmë synohen yjet e klasit botëror. Tashmë, asgjë nuk mund të na ndalojë në afrimin e futbollistëve më të mirë. Po hyjmë në një epokë të re". Ndërkohë, ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur te Siti nuk do ta prekin trajnerin Mark Hjuxhs. Sheiku do të flasë personalisht me drejtuesin e stolit dhe do t‘i komunikojë se e ardhmja e tij në skuadër është e sigurt. Madje, mësohet se Hjuxhs do të ketë fjalën e fundit në blerjet e reja të Mançesterit. Sot Sulaiman Al-Fahim pritet të udhëtojë drejt Londrës dhe do të flasë për herë të parë rreth të ardhmes së klubit. Al-Fahim pohoi: "Trajneri do të zgjedhë lojtarët dhe ne, si investitorë, do t‘i vlerësojmë: çfarë karakteristikash kanë dhe sa kushtojnë. Trajneri Hjuxhs, presidenti dhe stafi teknik do të qëndrojnë të pandryshuar".


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Sport » Futboll » Siti, 70 milionë euro për Bufon
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024