Nokia nis betejën kundër të pathyeshmit iPhone
Nokia e ka pranuar sfidën e iPhone prandaj javën e ardhshme planifikon të paraqes celularin e saj të parë me ekran të ndjeshëm në prekje i cili, gjoja, është një kërcënim serioz për celularin jashtëzakonisht të popullarizuar të kompanisë Apple - iPhone.
Gjatë dy viteve të fundit, një numër i madh i prodhuesve kanë depërtuar në industrinë e ekraneve të ndjeshëm në prekje, si LG, Samsung apo Sony Ericsson e madje edhe Google, mirëpo në këtë segment Nokia është vonuar. Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve Reuters, Nokia, prodhuesi më i madh i celularëve në botë, do të zbuloj celularin e vet me emrin kodues "Tube" gjatë një ngjarje të madhe e cila do të ndodhë më 2 tetor në Londër.
"Nokia është nën presion të madh kur merret parasysh se prej prodhuesit më të madh të celularëve të gjithë presin shumë, e që një vjet e gjysmë ajo nuk ka hyrë në botën e celularëve me ekran të ndjeshëm në prekje", ka deklaruar analistja e kompanisë Gartner, Carolina Milanesi.
Për shkak të shtyrjes së gjatë të prodhimit të celularëve me touch-screen aksionet e Nokias kanë rënë për 50 për qind nga fillimi i këtij viti dhe tani kushtojnë 13.21 euro për aksion. Mirëpo, nuk ka arsye për brengosje, sepse Nokia gjithmonë “është vonuar” me modelet inovative, mirëpo disi gjithmonë i ka shkuar për dore të korr sukses.
Zëdhënësit e Nokias për modelin e ri “Tube” nuk kanë pasur komente, mirëpo shumë njerëz besojnë se nuk do të paraqitet vetëm një pajisje me ekran të ndjeshëm në prekje por një seri e tërë. Së paku kështu ka qenë në të kaluarën e Nokias e cila shpeshherë gjatë një herë ka paraqitu serinë prej 3-4 celularësh.
Shum mir