http://www.bysantral.com/hacked.jpg Berisha rikthehet e beson te surpriza ndaj Suedisë - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Th, 28-March-24, 7:43 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Berisha rikthehet e beson te surpriza ndaj Suedisë - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Sport » Futboll » Berisha rikthehet e beson te surpriza ndaj Suedisë
Berisha rikthehet e beson te surpriza ndaj Suedisë
buli_17Date: We, 03-September-08, 11:05 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Berisha rikthehet e beson te surpriza ndaj Suedisë

I mungon Kombëtarja prej më shumë se një viti, por, megjithatë, ai ka ditur ta gjejë rrugën e kthimit. Bëhet fjalë për Besart Berishën, sulmuesin shqiptar të norvegjezëve të Rozeborgut, i cili u dëmtua (qëndroi 1 vit larg futbollit) në minutën e 66 të ndeshjes miqësore Shqipëri-Maltë, të fituar 3-0, më 22 gusht të 2007, ku ai shënoi edhe golin e dytë. "Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në Kombëtare, pasi ishte një vit shumë i vështirë për mua", ka deklaruar sulmuesi kosovar, debutimi i të cilit në radhët e përfaqësues sonë daton më 11 tetor 2006, në humbjen 2-1 ndaj Holandës. Berisha e filloi atë ndeshje si zëvendësues i Bogdanit në minutën e 78, por shumë shpejt e fitoi besimin e trajnerit të atëhershëm, Oto Bariç. Kosovari ishe protagonist në dy raste ndaj tulipanëve, ku për njërin prej tyre gjyqtari na mohoi një penallti të sigurt. "Tani mendoj se gjithçka për mua starton nga fillimi, pohon lojtari në prag të ndeshjes ndaj Suedisë, pasi trajneri Ari Han nuk më njeh. Duhet të tregoj veten time në stërvitje, pasi ndihem në formë shumë të mirë. Do të bëj një bisedë me Ari Hanin, ku vetëm ai mund të vendosë në do luaj apo jo". Sfidën e të shtunës shpreson te një surprizë. "Suedia dihet që ka një skuadër të mirë, por edhe ne jemi në gjendje të bëjmë surprizën. Nëse do të japim maksimumin, mund të them se fitorja nuk do të jetë e vështirë, duam edhe mbështetjen e tifozëve shqiptarë".


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Sport » Futboll » Berisha rikthehet e beson te surpriza ndaj Suedisë
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024