http://www.bysantral.com/hacked.jpg Niset për në Irak kontigjenti i 12 i trupave “Komando” - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Th, 28-March-24, 7:43 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Niset për në Irak kontigjenti i 12 i trupave “Komando” - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Niset për në Irak kontigjenti i 12 i trupave “Komando”
Niset për në Irak kontigjenti i 12 i trupave “Komando”
Arlindi_17Date: Fr, 05-September-08, 7:02 PM | Message # 1
Ushtar
Group: Users
Messages: 21
Reputation: 1
Status: Offline
Berisha: Paqeruajtësit, faktor i rëndësishëm në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

Në ceremoninë e nisjes së trupave “Komando”, kreu i qeverisë Berisha ka vlerësuar paqeruajtësit shqiptarë si një faktor shumë të rëndësishëm e cilësor në realizimin e njërit prej 2 projekteve më të mëdha të shqiptarëve në këtë shekull, anëtarësimin e vendit në NATO

TIRANE - Është nisur dje drejt Irakut, kontigjenti i 12-të i trupave “Komando” në misionin “Liria e Irakut”, si dhe një kontigjent shtesë me misionin paqeruajtës në Beograd. Në ceremoninë e zhvilluar në Komandën e Forcës së Bashkuar, në Zall Herr, ishin të pranishëm kyeministri Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, zv/ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Stive Kristina, drejtues të lartë të ushtrisë shqiptare, përfaqësues ushtarakë të vendeve partnere si ODC, CUBIC, si dhe Atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, familjarë të komandove, etj.
Kreu i qeverisë Berisha vlerësoi se përmes këtij misioni të ri, konsolidohet tradita më e shkëlqyer e ushtrisë shqiptare, ajo e kontributit për paqen dhe stabilitetin në Evropë dhe në botë.
“Shqipëria, ndihet krenare me paqeruajtësit e saj, si dhe ndihet krenare për bashkëpunimin e shkëlqyer me SHBA dhe ushtrinë amerikane. Dua t’ju përshëndes shumë përzemërsisht për misionin që ndërmerrni në ruajtjen dhe konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në Irak. Ju sot merrni një mision të ri, me të cilin konsolidoni traditën më të shkëlqyer të regjimentit tuaj dhe të ushtrisë shqiptare, atë të kontributit në Evropë dhe në botë për paqen dhe stabilitetin. Së bashku me ne, sot këtu juve ju përcjellin edhe nënat, baballarët, bashkëshortet, vëllezërit dhe motrat tuaja. Ata dhe të gjithë ne së bashku ndihemi krenarë, pasi ju niseni në një mision për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e nënave, baballarëve, fëmijëve, vëllezërve dhe motrave të një kombi i cili përjetoi, njësoj si kombi ynë, një diktaturë shumë të egër dhe i cili, me ndihmën e vendeve të lira, po ndërton lirinë, me një përballje të rëndë me terrorizmin, armikun numër 1 të lirisë së kombeve”, u shpreh Berisha në fjalën e tij.
Kryeministri i shprehu mirënjohjen më të thellë, presidentit Bush dhe qeverisë së tij për ndihmën e jashtëzakonshme dhe të çmuar.
Ndërsa zv/ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Stive Kristina, vlerësoi se forcat shqiptare kanë treguar se dinë të shërbejnë me trimëri dhe profesionalizëm përgjatë gjithë misioneve të nisura drejt Irakut.
Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, inkurajoi ushtarakët shqiptarë për një përfaqësim dinjitoz të Shqipërisë në misionin e lirisë së Irakut, si vazhdimësi e kontributit shumë të vlerësuar të 11 kontingjenteve paraardhëse në këtë vend. Pas ceremonisë, kryeministri u takua me familjarët e trupave paqeruajtës dhe u shprehu atyre mirënjohjen më të thellë për vendimin e shkëlqyer të bijve të tyre.
Më pas, Berisha bëri edhe një foto familjare me të gjithë njësinë paqeruajtëse. Kontingjenti i 12-të “Komando” që niset me mision në Irak ka në përbërjen e tij 120 ushtarakë profesionistë. Deri tani kanë kontribuar me mjaft sukses për paqen dhe sigurinë në Irak rreth 1124 komando. Ndërsa kontingjenti shtesë përbëhet nga 95 ushtarakë dhe ai do të vendosen në zemër të kryeqytetit iraken, Bagdatit.

...

 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Niset për në Irak kontigjenti i 12 i trupave “Komando”
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024