http://www.bysantral.com/hacked.jpg “Brenda muajti shtator do të mbyllim historinë e ligjit - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 19-April-24, 3:05 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main “Brenda muajti shtator do të mbyllim historinë e ligjit - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » “Brenda muajti shtator do të mbyllim historinë e ligjit
“Brenda muajti shtator do të mbyllim historinë e ligjit
Arlindi_17Date: Fr, 05-September-08, 7:04 PM | Message # 1
Ushtar
Group: Users
Messages: 21
Reputation: 1
Status: Offline
Kreu i grupit paralmetar të PD-së Atrit Patozi, flet për prioritetet në sesionin e ri parlamentar

Për “Reformën Zgjedhore”
“Atë që jep Kushtetuta nuk mund ta marri asnjë ligj tjetër, pasi Kushtetuta është themeli ligjor i një shteti demokratik, dhe Kushtetuta e vendit ka përcaktuar sistemin proporcional rajonal dhe ne nuk mund ta tjetërsojmë atë me anë të kodit zgjedhor, pavarësisht pakënaqësive që mund të ketë një parti e vogël. Kërkesën e partive të vogla ne e konsiderojmë si një tentativë për të ndryshuar sistemin që ne bashkarisht 117 deputetë e votuam”.

Për “Hapjen e Dosjeve”
“Brenda shtatorit do ta mbyllim historinë e ligjit për ‘pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë’. Unë shpresoj që qëndrimi i Edi Ramës të mos ndryshojë dhe që ky të jetë pikërisht qëndrimi zyrtar i PS-së, sepse kjo do ta bënte më të lehtë detyrën e relatorëve dhe sidomos komisionit të Ligjeve për të arritur në një draft të përbashkët, i cili pastaj do të miratohet në Parlament. Gjithsesi unë kam dyshimet e mija lidhur me sinqeritetin e Ramës”.

Për “Prokurorinë”
“Kritika e opozitës, apo kritika e disa skifterëve rrotull saj për një ligj që ende nuk ka arritur në Parlament, mua më duket e parakohshme dhe qëllim keqe, sepse ne nuk mund të diskutojmë dhe nuk mund të bëjmë debat publik për një ligj i cili ende nuk ka kaluar nga Këshilli i Ministrave dhe ende nuk ka mbërritur në tavolinat e deputetëve në Parlament. E gjithë kjo stuhi po tregon se ka një lloj ankthi dhe njëlloj paniku nga disa eksponentë të opozitës”.

TIRANE – Kreu I grupit parlametar të PD-së, Astrit Patozi, garantoi dje në një intervistë eksluzive për gazetën “55”, se do të mbyllet brenda muajit historia e dosjeve të regjimit diktatorial në Shqipëri. Sipas Patozi, kjo do të realizohet pasi të bëhen të gjitha tentativat mes relatorëve të pozitës dhe opozitës, për të arritur në një draft të përbashkët, në mënyurë që të implementohet ligjin menjëherë pas miratimit në Kuvend.
Në intervistën e tij, Patozi, flet edhe për sfidat dhe prioritetet e mazhorancës në sesionin e ri parlamentar, duke i dhënë përparësi ecurisë së reformës në drejtësi, Kodit Zgjedhor, miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm dhe reforma të tjera, të cilat synohen të përmbushen gjatë këtij sesioni.
Astrit Patozi, ndalet në analizën e tij edhe në fushatën zgjedhore brenda radhëve të PD-së.

Lideri i shumicës qeverisëse, ka përmendur një sërë prioritetesh për sesionin e ri
Parlamentar, si reformën zgjedhore dhe hapjen e dosjeve. Sa besoni se do të keni bashkëpunimin e opozitës për këto çështje?
Nuk janë vetëm këtio sfidat që ne kemi në sesionin e ri parlamentar, janë edhe vijimi i reformës në drejtësi, miratimi i buxhetit të vitit të ardhshëm i cili do të jetë një vit elektoral, por edhe reforma të tjera të cilat ne shpresojmë dhe besojmë se do t`i përmbushim gjatë këtij sesioni. Ne kemi prirje të besojmë se opozita do të jetë e angazhuar njësoj të paktën për reformën e mëdha për të cilat ne kemi rënë dakord për të bashkëpunuar, në njëfarë mënyre ne jemi të detyruar të bashkëpunojmë të dyja kampet për reformat e mëdha dhe ato sigurisht janë plotësimi i reformës zgjedhore, që do të thotë miratimi brenda shtatorit i kodit elektoral, një nga temat më të nxehta të këtij sesioni, por sigurisht edhe vijimi i reformës në drejtësi që do të thotë plotësimi i kollonave të kësaj reforme, sepse nuk është vetëm ligji për Prokurorinë, por janë edhe disa ligje të tjera po kaq të rëndësishme të cilat janë jo vetëm pjesë e sistemit, pjesë e reformës në drejtësi por janë edhe kërkesa të vazhdueshme të partnerëve tanë ndërkombëtarë euroatlantik.

Për sa i përket reformës zgjedhore, çfarë qëndrimi do të mbajë PD-ja, në lidhje me korrektimin kombëtar të votës së shqiptarëve, kërkesë kjo e ngritur edhe nga partitë e vogla të së majtës?
Ne nuk kemi pasur ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje, por unë do të thoja se kjo është një taktikë absurde për të ndryshuar atë që ka vendosur Kushtetuta, dhe të kërkosh që të ndryshosh Kushtetutën me anë të një ligji tjetër do të thotë që të bësh një non sens. Pra atë që jep Kushtetuta nuk mund ta marri asnjë ligj tjetër, pasi Kushtetuta është themeli ligjor i një shteti demokratik, dhe Kushtetuta e vendit ka përcaktuar sistemin proporcional rajonal dhe ne nuk mund ta tjetërsojmë atë me anë të kodit zgjedhor, pavarësisht pakënaqësive që mund të ketë një parti e vogël. Pra kërkesën e partive të vogla ne e konsiderojmë si një tentativë për të ndryshuar sistemin që ne bashkarisht 117 deputetë e votuam.

Besoni se ligji për hapjen e dosjeve do të mund të kalojë brenda këtij muaji, dhe si do të shmanget rreziku i politizimit të kësaj çështjeje?
Unë kam bindjen se brenda shtatorit do ta mbyllim historinë e ligjit për “pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë”, është hedhur një hap domethënës nga komisioni i Ligjeve, janë dëgjuar grupet e interesit me shumë vëmendje, siç është Shoqata e të Drejtave të Njeriut, Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë, dhe unë besoj se komisioni i Ligjeve do ta mbyllë këtë histori njëherë e përgjithmonë, pasi të bëhen të gjitha tentativat e duhura mes relatorëve të pozitës dhe opozitës për të gjetur një rrugë kompromisi për të arritur në një draft të përbashkët, sepse një draft i përbashkët i miratuar me konsensusin e të gjitha palëve do të ishte në dobi të vendit dhe do ta bënte më të lehtë implementimin e këtij ligji pasi ai të miratohet në Parlament. Ne kemi besim që opozita do të çlirohet nga paragjykimet historike që ka për këtë temë dhe do të jetë në lartësinë që e kërkon koha 17 vjet pas përmbysjes së komunizmit në Shqipëri, dhe më në fund ne do ta çlirojmë shoqërinë nga makthet e së kaluarës. Në rast se opozita do të jetë refrektare në objeksionet e saj lidhur me projektligjin tonë sigurisht që ne pastaj do të ndjekim rrugën që ndjekin të gjithë parlamentet e botës, që do ta miratojmë këtë ligj edhe pa pëlqimin e saj, por kjo nuk do ishte e mirë as për ne as për opozitën. Unë shpresoj që qëndrimi i Edi Ramës të mos ndryshojë dhe që ky të jetë pikërisht qëndrimi zyrtar i PS-së, sepse kjo do ta bënte më të lehtë detyrën e relatorëve dhe sidomos komisionit të Ligjeve për të arritur në një draft të përbashkët, i cili pastaj do të miratohet në Parlament. Gjithsesi unë kam dyshimet e mija lidhur me sinqeritetin e Ramës sepse në çastin që ai artikuloi gadishmërinë për t’iu bashkangjitur, apo për tu angazhuar në miratimin e këtij projektligji hodhi disa akuza abuzive për Kryetaren e Parlamentit që më kujtoj deputetë kamikaz të tij dhe të keqpërdorur siç është rasti i Taulant Ballës, apo ndonjë tjetër.

Një ligj shumë i rëndësishëm që pritet të kalojë është dhe ai për Prokurorinë, opozita e ka kontestuar që në fillim këtë projekt. Si mendoni se se do të siguroni 84 votat e nevojshme për ta kaluar atë?
Kritika e opozitës, apo kritika e disa skifterëve rrotull saj për një ligj që ende nuk ka arritur në Parlament, mua më duket e parakohshme dhe qëllim keqe, sepse ne nuk mund të diskutojmë dhe nuk mund të bëjmë debat publik për një ligj i cili ende nuk ka kaluar nga Këshilli i Ministrave dhe ende nuk ka mbërritur në tavolinat e deputetëve në Parlament, pra e gjithë kjo stuhi po tregon se ka një lloj ankthi dhe njëlloj paniku nga disa eksponentë të opozitës për atë që unë do ta konsideroja si futjen e institucionit të akuzës në hulli të ligjit. Pra, unë nuk e kuptoj se si mund të futesh në debat dhe polemika për një ligj që nuk ekziston dhe ende nuk është draftuar. Ky reagim vjen ngaqë ka një panik nga futja e institucionit të akuzës në hulli të ligjit, pasi ne kemi pasur probleme me institucionin e akuzës dhe e gjithë beteja e mazhorancës në raport me futjen e tij në shinat e ligjit, ka qenë një betejë e gjatë që shqiptarët e mbajnë mend, pra nuk është një shpikje e momentit është një luftë shumë e gjatë, kur në krye të institucionit të akuzës ishte Theodhori Sollaku.

Dhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme Parlamentare, ndërkohë që ka shumë zhurmë në lidhje me zgjedhjet në PD. A ka një datë të saktë se kur do të fillojnë, dhe deri në ç’nivel do të jetë ristrokturimi i strukturave në bazë?
Partia Demokratike nuk është në fazë emergjence lidhur me zgjedhjet e saj, sepse ne jemi në kohë për të bërë ripërtëritjen dhe rivitalizimin e duhur të gjitha strukturave të PD-së, dhe unë besoj se shumë shpejt në të gjitha degët e PD-së do të fillojë procesi i zgjedhjeve të reja. Ajo që ne presim është që të gjithë strukturat tona në radhë të parë duhet të ripërtërihen, dhe në radhë të dytë dyhet të përshtaten me sistemin e ri, proporcional rajonal, i cili aplikohet për herë të parë në Shqipëri. PD, si lokomotiva e mazhorancës dhe si lokomotiva e koalicionit qeveritar i takon që të përshtatet e para, në mënyrë që në funksion të kësaj përshtatje të vendosë dhe raportet që duhet të ketë më aleatët e saj.

...

 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » “Brenda muajti shtator do të mbyllim historinë e ligjit
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024