http://www.bysantral.com/hacked.jpg KLSH, Bodes: Rritni rrogat që të luftoj korrupsionin - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 29-March-24, 8:15 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main KLSH, Bodes: Rritni rrogat që të luftoj korrupsionin - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » KLSH, Bodes: Rritni rrogat që të luftoj korrupsionin
KLSH, Bodes: Rritni rrogat që të luftoj korrupsionin
mhg-crewDate: Fr, 05-September-08, 10:02 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
KLSH, Bodes: Rritni rrogat që të luftoj korrupsionin

Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon 204 milionë lekë fond pagash në buxhetin 2009

Në prag të miratimit të buxhetit, institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit, KLSH, ka dërguar këto ditë një shkresë në adresë të Ministrisë së Financave, ku kërkohej rritje fondesh për 2009-ën. Shkresa që daton më 28 gusht paraqet argumentet e shpenzimeve shtesë të nevojshme për aktivitetin e KLSH-së, e ndarë në disa kategori. Vetëm për rritjen e pagave, KLSH-ja ka kërkuar një fond prej afro 204 milionë lekësh, të nevojshme për të përballuar pagat e punonjësve, si dhe shtesat mbi pagë, duke iu referuar strukturës organike të institucionit për 165 punonjës. Përveç këtij fondi, KLSH-ja kërkon edhe rreth 10 milionë lekë të tjera, duke marrë shkas nga rritja e pagave që pësuan buxhetorët pas 1 korrikut 2008, si dhe ndryshimin e strukturës me vendim qeverie. Duke argumentuar rritjen e këtij fondi, që prek shifrën totale rreth 2.3 milionë dollarë, shkresa që mban firmën e kryetarit Robert Çeku sqaron se, "kjo rritje e numrit të punonjësve është parashikuar për të realizuar në kohë dhe me cilësi programin e kontrollit. Institucioni ynë, për të pasur një rritje maksimale të aftësive kontrolluese, ka bërë një ndryshim në strukturën organike, duke ndryshuar raportin midis kontrollorëve të parë dhe të dytë, në zbatim kjo të kërkesave për integrim në standardet ndërkombëtare të kontrollit". Përveç rritjes së pagës për punonjësit e brendshëm, KLSH-ja ka kërkuar shtesë fondi 3 milionë lekë për aktivizimin e ekspertëve të jashtëm, (inxhinierë, mjekë, fizikanë etj.), të cilët paguhen njëlloj si kontrollorët e brendshëm. Duke iu referuar propozimeve të KLSH-së, llogaritet se paga e drejtorëve të departamentit duhet të jetë 140 mijë lekë në muaj, ndërsa drejtor drejtorie në 116 mijë lekë në muaj dhe në fund drejtori i përgjithshëm me 157 mijë lekë në muaj (të gjitha bruto). Lidhur me kontrollorët e parë, që janë edhe kategoria me numrin më të lartë (104), paga e tyre do të jetë në rreth 104 mijë lekë në muaj, ndërsa e kryekontrollorëve në rreth 130 mijë lekë. Kategoria e kontrollorëve të dytë propozohet të ketë pagë mujore që shkon në 85 mijë lekë në muaj. Për sa i përket kryetarit të KLSH-së, Robert Çekut, paga e tij me propozimet e reja shkon në rreth 200 mijë lekë në muaj. Të gjitha këto janë masat e reja dhe hyjnë në fuqi pas 1 janarit 2009, në rast se Ministria e Financave merr në konsideratë kërkesën e institucionit më të lartë në vend lidhur me kontrollin e buxhetit të shtetit. Për ta bërë më të zbatueshme këtë kërkesë, KLSH-ja ka dërguar edhe një kopje të saj pranë Kuvendit, i cili do të japë votën pro apo kundër fondit 200 milionë lekë për pagat e punonjësve të KLSH-së.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » KLSH, Bodes: Rritni rrogat që të luftoj korrupsionin
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024