http://www.bysantral.com/hacked.jpg Lazgush Poradeci - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 29-March-24, 4:48 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Lazgush Poradeci - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Shqiperia & Shqiptaret » Letersi » Lazgush Poradeci
Lazgush Poradeci
mhg-crewDate: Sa, 06-September-08, 1:23 AM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Lazgush Poradeci

Hyrje
Disa nga momentet me te rendesishme te jetes.
Lasgush Poradeci lindi me 27 dhjetor 1899 dhe vdiq ne 1987. Lindi ne Pogradec ne nje familje zanatcinjsh, e varfer por qe mbarte mjaft tradita atdhetare . Ne moshen 10 vjecare u largua per ne Manastir . Mbaroi studimet ne Grac te Austrise. Duke qene pa burse dhe pa asnje ndihme , ai u detyrua te punonte dhe njekohesisht te studionte
. Ne Bukuresht u njoh me shume atdhetare te tjere me te cilet pati lidhje teper te ngushta ne drejtimin letrar . Duke beshkepunuar me ta, Z . Poradeci u zgjodh sekretar i pergjthshem I Kolonise Shqiptare ne Bukuresht . Ne Shqiperi u emerua ne Insitutin e Shkencave dhe me pas ne ndermarrjen Shteterore te Botimeve. Lasgush Poradeci ka punuar edhe si perkthyes. Ka perkthyer disa nga kryeveprat e leteresise boterore si p.sh. “Eugjen Q njegin et Pushkinit , Lirikat e Lermontavit , te Bllokut , te Majakovskit , lirikat e jetes, poezi te Hygoit, Bajronit, Shellit, Emineskut etj. Lasgush Poradeci I perket periudhes se pavaresise te kesaj periudhe jane edhe poetet e shquar si F. Noli, Gj. Fishta , Migjeni . Ata jane krejt te ndryshem nga njeri tjetri si nga formimi , nga prirja e tyre , ashtu edhe nga interesat e synimet . Lasgush Poradeci vleresohet si nje nga romantiket e fundit ne letersine tone . L. Poradeci e jetoi Rilindjen ne periudhen e shperthimit te kryengritjeve te medha per liri . Ne vepren e tij jetoi shqetesimi atdhetar I mbrojtjes se kombit dhe te tradites se rilindjes, ashtu sikurse edhe deshira per triumfin e pikepamjeve demokratike , shqetesimi per nje amancipim te pergjithshem kulturor e shpirteror te shoqerise shqiptare . Ne vitin 1933 u botua vellimi I tij I pare “Vallja e yjeve” , dhe me 1937 u botua vellimi I dyte “Ylli I zmres”

2- Tek vellimi “Vallja e yjeve”, L. Poradeci I ka kenduar vashes se zemres . Poezia intime e Lasgushit eshte mjaft e ngrohte , e drejteperdrejte.
Poezia e L. Poradecit ka arritur nje shkalle te larte artistike. Vepra e L. Poradecit I perket atyre veprave te cilave koha nuk ua zbehu dhe humbi rendesine dhe ua bien me te pranishme ekzistencen. Por vepra e tij eshte shume jetegjate “poezia e Lasgush Poradecit eshte nje univers I tretur ne fjali”.
Lasgush Poradeci ka ambicjen qe te ngjise dhe te zoteroje sistemin e shprehjes . Ky mjeshter fonetekes poetike sa me shume mbeshtetet ne poezine popullore aq me shume I largohet poetit te stadit primitive. Poezia e tij ka nje unitet te brendshem te vecante e cila krijohet nga heshtja e vetes me veten.
Nga kjo lufte mund te dale I humbur poeti por jo poezia e tij . Ne poezine e tij eshte nderthurur bukuria me rigorozitetin e realizmit . L. Poradeci solli nje sere cilesish ne poezine Shqiptare te cilat lidhen me nje shkalle ndjeshmerie te larte , me vetedije artistike dhe me emancipimin e poezise shqipe . L. Poradeci eshte quajtur themelues I kesaj poezie duke e konceptuar ate te cliruar nga detyrimet e natyres te tjera politike dhe sociale dhe per kete quhet edhe zog I qiejve. Vepra e L. Poradecit eshte e paarritshme , megjithate nga shtypi zyrtar I kohes ai u la ne harrese dhe vepra e tij nuk u botua ne asnje reviste ose gazete te kohes.
l. Poradeci eshte poet modern I Shqipes . Dhe kjo vecori u vu ne dukje fill viteve 90 Pasi tani vepra e tij u vleresua nga studiuesit e kohes. Ne kohen kur ai shkroi vepren te vetmit qe e vleresuan ate ishin Eqerem Cabej , L. Luarasi . Ndersa te tjere kritike e keqkuptuan ose e e injoruan vepren e tij si Krist Moloku . Lasgush Poradeci nje nga liriket me te medhenj , I cili u shqua per sensualitetin , dhe embelsine poetike me te cilin I kendoi vashes dhe vendlindjes se tij .
krijimtaria e tij poetike ka shume zig-zage kontradita te cuditshme . Shpesh here eshte realist duke u ulur ne burimin e kulluar te poezise dhe pi me doren e fresket te fshataresise dhe here vargezues fjalesh e figurash abstrakte dhe kjo del me qarte tek poezia “Njeriu dhe zoti” .
BotekuptimiI tij eshte idealist dhe kjo le gjurme sado te vogla , ateher kur ai I kendon me embelsi vashes dhe natyres shqiptare . Shpesh here L. Poradeci I largohet realitetit sepse kishte nje pakenaqesi ndaj tij . Ne poezite e tij gjejme therrime nga rryma idealiste filozofike te ndryshme , skepticizem , agnosticizem , te cilat gershetohen me njera-tjetren . Idete e tij formaliste e shkepusin nga tradita . Ne poezite e tij vihet re rutina ne mendime , formalizmi , vargezimi, dhe lodra e fjaleve.


 
mhg-crewDate: Sa, 06-September-08, 1:24 AM | Message # 2
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Vecorite e poezise...

--------------------------------------------------------------------------------

Vecori e poezise se tij eshte raporti me poezine simbolike , ku spikat perdorimi I nje simbolike te vecante te lidhur me simboliken e …………..
Poezia popullore per te eshte jo vetem objekt frymezimi , por edhe burim mjetesh stilistike , fjalesh te rralla , sentetizem I mjeshterise dhe I gjinise kolektive . Poezia e L. Poradecit eshte mjaft fluide abstrakte e pakapshme , I cili ka tendenca te fluturoje ne mbreterine e fantazise ne vetvete . Per kete ndikoi semundja qe iu shfaq qe ne femijeri ai dhe gjendja e veshtire ekonomike kane ndikuar ne krijimin e nje botekuptimi te erret ………………. . Por poezia e tij u radhit nder poezite me te arrira dhe ai nder poetet me te suksesshem . Sepse tek ai u ruajten mbresat e para te poezise se Naimit , elemente nga jeta e thjeshte fshatare .
Frymezimi I tij ishte liqeni , prane tij gjente qetesi , frymezohej.
Poezia e Poradescit qendron larg te qenurit romantike dhe e angazhuar ne krahasim me poezine e periudhes se rilindjes, Kombetare. Ajo dallohet nga mendimet te thella , ndjenja labirintike e ide te fuqishme universale . Kjo poezi solli nje ndjeshmeri te re ne letersine shqiptare te viteve 30’ nje kerkim te thelle gjuhesor te formes e nje figuracion te rralle stilistik . Lasgushi e ngriti misionin poetic ne kulmin e aftesive te njeriut , duke e barazuar krijesen me zotin. Ne te gjitha poezite e tij Poradeci shprehet hapur se artisti I madh krijon per vete dhe se misioni I artit eshte t’I trasmetoje lexuesit kenaqesi e mesazhe estetike. Lasgush Poradeci nuk e ndan poezine ne menyre skematike sipas motiveve kryesore por ne baze te frymezimit dhe te konceptit qe ka ai per seclien cikel . Ne kete cikel dallohen poezite e peisazhit , poezite e dashurise dhe poezite filozofike . Por me thelle poezite e Poradecit jane te gjitha meditative filozofike . Krijimin e tij Poradeci e mbeshteti ne kater figura elementare qielli, dheu, uji, dhe zjarri, te cilat jane edhe temat e perhershme te poezise se tij.
Lidhja qiell- dhe, dhe vdekje – perjetesi, realizohet nga dashuria qe merr ketu kuptimin e energjise jetesore e shpirterore . Ndjenja qe eshte e padurueshme ne poezine e Lasgushit shkallezohet si forme piramidike: shfaqet fillimisht pjesa horizontale , tregimtare me pas ngritja , kulmi zbritja dhe pjesa perfundimtare prape tregimtare.

Ne poezine “Kenge pleqerishte”, njehsimi I poetit me kengen behet qe ne vargun e pare “O kenge pleqerishte , ti vjersh e vendit tim “ me pas hyn ne ne brendesi , ne shpirtin e kenges se vjeter te tradites shqiptare. Kjo kenge nis ne kasolle , ne mal, pastaj me dhimbje e renkim ngrihet lart. Kjo eshte pika kulminante nga e cila zbritet vetem me fuqine terheqese te dheut potershem, si bresher dhe si lot. Ne liriken filozofike Lasgushi mediton qe mendja e vdekja nuk arrihet duke ikur por duke u pernallur me te . Kjo ide qendrore shfaqet ne tripliken e poezise simbolike ; “Gjeniu I anijes”, “Vdekja e …………..”, “Lundra”, . Ne baze te tyre qendron nje simbol anija, lundra,. Ne keto vjersha provohet ndeshja e shpirtit krijues me vdekjen ne udhen e idealit, te veteflijimit, I cili eshte I dashur I bukur sepse synon perjetesine . Ne keto 3 poezi del I qarte motivi I vetesakrifikimit.
Me poezite e natyres Poradeci jo vetem ben, pershkrimin e natyres por edhe boten e jashtme njerezore e cila shoqerohet me trazime shpirterore, tek poezia Poradeci”:
“Duke nisur udhetimin ….. . qe buron prej shen Naumit, keto vargje ne dukje japin te dhenen e jashtme gjeografike , por shpreh dhe dhembjen njerezore per ndarjen dhe bashkimin e atdheut te shqipetareve . Kete dhimbje e jep edhe vjersha “Mbarim Vjeshte”, Shpreh dhimbjen e madhe te largimit te njeriut nga jeta , e cila po I shuhet ne horizont . Por mbi brengen e ikjes dhe mallin per te kaluaren ngrihet krenaria e poetit per per plagen e vetvetes . Dashuria per L. Poradecin eshte fuqi themelore jetesore, tokesore, e qiellore,. L. Poradeci ngjason me Naimin kur e krahason , njeson dashurine me dukurine trupore dhe shpirterore te vashes se dashuruar . Poezia e dashurise se Poradecit shfaqet me e arrire ne lirikat personale te tij . Tingellon I vecante zeri I tij , figuracioni original dhe variantet e ndryshme te ndjenjes se thelle . Titujt e lirikave nuk dalin si emertime por si nje figure dhe ata jane pjese e vargut ose varg I plote . Te gjitha keto lirika marrin karakterin e variantave te nje teme .
Ne vjershat Lasgushi nuk shpreh agresivitet shenja fyerje per vashen ose per dashurine sepse dashuria per te eshte kuptimi I jetes . Kurse mardhenia me te behet flake derisa arrin gjendjen me te larte shpirterore . Lumturia e bashkimit , shkrirjes dhe dhimbjes e largimit dalin ne formen e varesise se perjetshme dhe eshte pikerisht kjo qe e ben poetin ta shohe dashurine si liri dhe roberi.
Po mbushen 100 vjet qe Shqiperise I lindi Poradeci., poeti me idealist I saj , ai qe do ta quante veten e tij zog te qiejve.
Per vite me radhe do te dukej se qielli ishte shtepia e tij e vetme , streha e sigurt e poeteve, kur toka dhe vendi qe I ka pjelle behen te huaj per to. Lasgush Poradeci e kaloi shumicen e jetes se tij ne nje vetmi sa te larmishme aq edhe luksoze, nga ato qe fati I ruan vetem per shkrimtaret e medhenj . Ne 100- vjecarin e tij ai eshte me I nevojshem se kurre Shqiperise se sotme . Sepse ajo eshte e perballur ,e zhytur me mllef e grykesi vulgare.
Tek vellimi poetic”Vallja e yjeve” , pooezia e dashurise eshte ajo qe mbizoteron tek ajo larmi formash e kuptimesh te poezisve te tjera. Dshuria eshte nje force universale dhe e fshehte qe I komandon dy te dashuruarit “Vallja e yjeve”, ka karakter kozmoganik. Forca qe qe I ve ne levizje yjet qe u jep zjarr e jete eshte dashuria .
Ne liriken e tij te (poezise) dashurise Poradeci ka nje distance kohore dhe fisnike nga ………….. I dashurise . Ne fakt ajo cka I intereson me shume Lasgushit nuk eshte objekti I dashurise por vete ndjenja.
Nje tjeter element qe spikat ne poezine e tij eshte malli . Malli eshte nje nuance e poezise se dashurise si nje ndjenje universale , por e cila mben ne vetvete edhe dhimbjen e nostalgjine . Dhe bashke me mallin edhe distanca sjell nje fryme pesimiste e cila del si nje pjese e jetes .
“poezia filozofike dhe e natyres . Tek cikli “Vallja e perjetesise”, poezite , lenda , jeta, fryma , qellimi, ndjenja dhe njeriu, kane ne thelb filozofine.
Menyra e trajtimit te tyre eshte personale dhe me art . Ne to del edhe me qarte figura e Lasgushit si nje idealist I lindur . Ne to ndihet qarte shaetesimi I poetit per te njohur natyren , forcen levizese te saj, te zotit , te njeriut, dhe raportin mes tyre .
Tek poezia “Fryma dhe qellimi”, poeti me nje loje fjalesh te thjeshta jep nje mesazh filozofik I cili e ka burimin tek qellimi I gjithckaje . Ne poezine “Njeriu dhe zoti”, poeti vajton pamundesine e njohjes se krijuesit si nje rruge e pafund . Ndersa mendimi I tij del me qarte tek “Perjetesia , ne poezine filozofike Poradeci u perpoq te zbertheje artistikisht thelbin e kategorive te pergjithshme filozofike . misterin e pasionit , te ndjenjes, te bukurise, e te dashurise , ne kuptimin, me te gjer te saj dhe te fshehten e frymes se krijimit . Ne poezite filozofike frymezimi poetik leviz ne nje orbite te shqetesuar nga tokesorja te kozmikja , nga matrialja tek idealja , nga qenia te zoti dhe , anasjelltas, te perjetesise dhe madheshtise se njeriut. Kategori te tilla si fryma dhe qellimi , lenda dhe jeta , hapesira dhe koha , kuptimi ne pergjithesi I ekzistences se qenies trajtohen ne teresi mbi bazen e fiulozofise idealiste .
Ky eklektizem filozofik eshte I nderthurur edhe me gjithcka positive qe kishte marre poeti nga filozofia e mjedisit shqiptar . Kjo beri qe ne poezine e tij njeriu te mos jete I trembur por I guximshem I cili kerkon te hyje net e fshehta universale dhe kerkon te arrije persosmerine e tij shpirterore , per t’u harmonizuar me tendencen e perjeteshme dhe te persosmerise se universit . Ne poezine e tij filozofike kjo eshte konceptuar ne menyre romantike dhe sjell imazhin e nje bote te paster te pakorruptuar. Ne poezine filozofike mbi frymezimin poeti perpiqet te zbertheje te fshehten e zjarrit, te krijimit. . Ne poezite “Shpirti” , “Zog I qiejve”, “Rimbeshtetem ne tryeze”, “Ylli”, etj sipas konceptit idealist jepet ideja se frymezimi eshte nje eksitim hyjnor dhe vete krijimi eshte I shenjte e mbi gjithcka , mbi cdo veprimtari tjeter njerezore . Pjese e poezise filozofike Lasgushiane eshte edhe poezia e dashurise . Dashuria per poetin fillon me krijimin e botes nga hyjnia . Ajo zbret nga kozmosi ne toke dhe nga ky perceptim dashuria merr atributet e krijimit . Eshte tipari me I qenesishem I materies – levizja , lidhet ne kete poezi me ndjenjen. Eshte pasioni , ai qe , sipas poetit , I jep tronditjen e dridhjen , materies.
E perceptuar mbi konceptim idealist , ndjenja merr edhe vetite e materies, kurse brenda simbolet e poetike romantic perftohet ideja se jane pasione te fuqishme ato qe levizin e trondisin gjithesine . Ky shpirtezim I Universit , e Natyres, sjell tone optimiste ne poezine filozofike , pavaresisht nga konceptet idealiste . Qe ketu nga shkallezimi poetik, Lasgushi vjen tek ideja tjeter se pa passion nuk ka krijim e as zhvillim. E gjithe jeta njerezore ecen perpara , hedh vallen e perjetesise , duke flijuar thjesht energjine fizike , mendimin e djersen, por edhe shpirtin . Dhe jane pasionet dhe idealet e larta ato qe I japin forcen dhe gezimin e jetes njeriut . Me forcen qe poeti adhuron te bukuren , me ate zjarr qe e shpirtezon dhe jeton natyren me ate force u beson ai idealeve iluministe te se vertetes dhe te lirise . Dhe pikerisht kjo force I harmonizon keto misione me nje koncept lirik te fuqishem .
Ne trajtimin filozofik te ndjenjes dhe te dashurise ne poezine e Lasgushit kemi nje konceptim te njejte me ate te te gjithe romantikeve evropiane te cilet iu perkushtuan ndjenjes dhe e idealizuan ate . Thelbi I madheshtise harmonizuese te Universit , I pasionit e I lumturise se idealizuar mbeti qiellor dhe misterioz per poetin . Por nga ana tjeter , ai e perballon me optimizem dramen shpirterore . Ndjenja per poetin , e lashte , sa bota , ashtu si bukuria mbetet perhere e re dhe permbledh ne vetvete si gjithesia tokesore, te gjitha te kundretat:
Dashuri ! heu ! mall I ri !
Dashuri ! Kenge e durimit !
Ti liri ! Ti roberi !
“Vallja e yjeve” Lasgushi eshte poet I letersise sone te tradites ne krijimtarine e te cilit poezia filozofike zuri nje vend shume te gjere . Ne te ka meditacione pasionante dhe sisteme origjinale figuracioni . Ne teresi problemet e shpirtit , te qenes se tij mbeten te erreta , por kjo per shkak te veshjes poetike te mendimit , por prej vete kontradiksionesh te mendimit idealist te tij . Ne poezine e Lasgushit sin e gjithe poezine e shquar romantike . natyra eshte peisazh piktori , ajo eshte , bukuria, e mira , e madherishmja , se ciles ai I rrefen dramen shpirterore te kombit dhe jeton ne kompleksitetin e vet , me gezimet dhe vuajtjet e veta . Nder elementet e natyres ai sjell ato qe pergjigjen nje gjendjeje a mendimi te caktuar, por pa I lene si te thjeshta te shpirtit te tij . Natyra Lasgushiane eshte si nje tempull madheshtor , ku poeti rrefehet me tere sinqeritetin e tij per gjithcka .
Ky tempull eshte , atdheu I konkretizuar dhe I ndryshem , me vendlindjen , liqenin , dhe malin. Komunikimi me te eshte organik e I domosdoshem . Gjate gjithe jetes vetem me kete natyre I rrefen shpirtit te tij thesaret poetike duke e shpirtesuar ate .
Dhe kjo ishte me se e natyrshme , sepse gjerat e shenjta nuk vendosen kudo .
Megjithese jetoi per nje kohe te gjate jashte vendlindjes, ashtu si , Naimi , Mjeda etj, ai s’lidhet dot me asnje peisazh tjeter . Natyra shqiptare e konkretizuar me Poradecin
Thith patriotizmin , idealet demokratike , idete iluministe , pasioni dashurine dhe shqetesimet filozofike te tij. Ndaj ajo eshte plot levizje , gjalleri, gezim, e ritem , vuajtje e shperthime dhe aspak nje qetesi harmonike ku ai gjen prehjen shpirterore .
Ne vepren e Lasgushit te natyra gjen tipare komplekse , qe I dikton.
Ne thjeshtesine dhe bukurine e saj ajo eshte parajsa e qetesise , por eshte dramatike dhe te nxit per meditime filozofike , Liqeni I shqetesuar , mali I menduar , rigjenerojne shpirtin, pershperisin ne fshehtesi nje bisede te xjarrte per atdheun dhe per dramen e tij, per valimin e shpirtit te vet , gezimin vuajtjen dhe vete sakrifikimin . Stinet e motit flasin per stinet e dashurise e te jetes . Kurse gjahtari , qe ne tere boten romantike na dallim nga ajo klasike sjell ndjenjen e vetmise te poezia e Lasgushit rrezaton gezim jeta , vitalitet e ngrohtesi . Dhe ne tere kete dialog poetik mbizoteron dashuria per Shqiperine per njerezit e saj , per lirine shoqerore , demokracine e jeten , vargjet:
Tungjatjeta , tungjatjeta.
Vend o vend ku cel junapi.
Jane nga pershendetjet me intime , me te ngrohta , qe I kane bere poetet tane Atdheut.
Natyra ne poezine Lasgushiane te krijon nje ndjenje hapesire , perjetesia , levizjeje dhe lirie, dashurine e gezimi.
Arti poetik I Lasgushit ushqehet ne disa burime . Imagjinata e lindur dhe pasioni I ndezur u fuqizuan nga kultura e gjere dhe arti populluar. Ne poezine me te mire Lasgushiane verbi dh shpirti ikrahines se tij fitoi nje tingellim e sensualitet te ri, .Ajo cka ishte origjinale, e vecante net e, e pershkruar nga nje bukuri na?ve eshte ngritur ne shkallen e ndjenjave e te emocioneve te pergjithshme njerezore. Ari popullor nuk erdhi ne poezine etij si nje material i perpunuar, por si nje element strukturor I rendesishem.Edhe konceptimi aq dramatik I lirikes, aty e ka burimin.Poezia e tij nis tek tradita me e mire popullore, tek folklori I jugut dhe u ushqye me pas tek poezia e Rilindjes, sidomostek ajo e Naimit.Kultura e gjere,njohja e thelle e letersise boterore, sidomos e asaj europiane, ia pasuroi shpirtin dhe imagjinaten, I perpunoi shijen dhe aftesine per te shprehur bukur ate qe ndiente, por nuk e preku dot origjinalitetin dhe ngjyren kombetare te poezise se tij.Prandaj me te drejte R.Ismaili pohon se L.Poradeci eshte superior ndaj atyre qe mendohet se kane ndikuar mbi te.Vecoria me kryesore e poezise lasgushiane eshte lirizmi, I cili nuk eshte thjesht shprehja poetike e nje shpirti te bute, po e nje shpirti te thelle , qe eshte sa I embel ne adhurim, aq I hidhur I eger e I rrepte ne urrejtje.Kjo duket tek sarkazma e satira e rrepte qe buron nga revolta plot passion e nje zemre te virtytshme ndaj nje bote ku sundon vesi e marrezia, ndaj nje realiteti lu mbytet liria dhe e verteta.(“Naim Frasheri”,”E fundit merzi”,”Eskusioni teologjik I Saludit”etj.Poezia me e mire e Lasgushit,karakterizohet nga sinqeriteti,shperthimi I ngrohtedhe lakonizmi.Ndjenja e thelle poetike lidhet jo vetem me gjendjen pasionante, por edhe me pershkrimet.Kur ai pershkruan ne nuk shikojme, por ndjejme se si gjerat e thjeshta, te imeta, te pakapshmenga syri, I njeriut te zakonshem, behen rrezatuese.Fjala ne poezine e Lasgushit ka nje rendesi te vacante.Ne te ashtu si harmonizohet mendimi me qetesine e jashtme, tingulli me ritmin.Muzikaliteti I poezise se Lasgushit eshte I pamdare atributet e tjera.Ne menyren e konceptimit poetik, te strukturimit te mendimit dhe te krijimit te figures ai paraqitet si fenomeni me kompleks I poezise shqiptare , qe e ridemensionoi fjalen shqipe dhe figuren artistike qe gjeti ne poezine me te mire te rilindjes dhe ne ate popullore.
Dime qe shkrimtaret demokratik e revolucionar te viteve 20 , ashtu si paraardhesit e tyre, vuajten e sakrifikuan se bashku me popullin e tyre dhe per liri edhe per kulture e perparim . Ndaj heroi lirik I poezise se Lasgushit eshte I ndregjegjshem per misionin fisnik qe I ka vene vetes , ate te sakrifikimit per ideale te larta .
Dhe ai shperthen me optimizem ,
Se prapa le vazhden e ndritur ,
Q’e hapa me shpirtin fatos,
Fistonin gazmor ku pat shkitur ,
Valim – I anijes q’u sos.
Lirikat me te fuqishme te Lasgushit e kaluan qe kur gjysmen e shekullit , dhe qete – qete po e kapercejne te teren ate . Deri ne vitin 1925 ai kishte botuar poezite “Naimit”,”Gjuha e zjarrte”, “Zog I qiejve”, “Lundra dhe flamuri”, dhe dhjetera poezi ku adhurohet natyra shqiptare ku zien jeta nga zjarri I dashurise dhe I bukurise ku vasha shqiptare mbetet gjithnje e menduar super dhe trimi shpirtdjegur .
Keto vite thithin pa e shteruar energjine me te madhe krijuese te poetit . Ne vargjet e kesaj poezie qan shpirti I perveluar per liri , demokraci, culture e perparim , per ngrohtesi e dashuri .
Lasgush Poradeci , duke qene patriot e dashurues I lirise , ne vitet 20, ne periudhen kur te qenit Kamle vazhdonte te vihet ne pikepyetje , I kushtoi ceshtjes se pavaresise kombetare poezi sublime , si” Bjeri telat”,”Naimit”, keto krijime plot ndjenje , me nje fryme te theksuar popullore , ngrihen ngushte me momentin politik . Poeti krijon tablo te mrekullueshme masiv e, te ndezura nga gezimi I fitores , ku jane vleresuar drejt forcat kryesore te levizjes kombetare , gje qe perben edhe linjen me demokratike te kohes. Tronditjet e medha te viteve 25-29, Poradeci I dha ne poezi me nje fizionomi sociale , politike e filozofike te percaktuar , duke e portretizuar artistikisht epoken .
Poezi si “Naim frasheri”,”E fundit merzitje”, jane quajtur krijime te shkurtra vetem ne frymen e patriotizmit te Rilindjes . Por me te vertete ne to shpertheu hapur e me force urrejtja per pseudiopatriotizem e obskurantizem , qe misherohen ne sistemin feudal mesjetar , ku perms iluzionesh , vete zogu percaktohet si “Prijes zalli”, apo si “demon “ shkretira qe kalon si vaj ne duar . Lasgushi ndoqi rrugen e rilindesve . Ai solli simbolet e Kamilit , Naimin, gjuhen , kengen pleqerishte me 1925. , fill pas deshtimi te Revolucionit Demokratiko – Borgjes , pikerisht per te treguar se me kete permbysje nuk rrezikon vetem demokracia , por edhe kombi . Naimi, figura me e madhe e Rilindjes , ne kete poezi vjen si si simbol I njeriut , qe jetoi me guxim dhe I shkrimtarit I cili e quante jeten nje beteje te gezueshme ne emer te lirise , te perparimit , e demokracise . Adhurim , vleresim dhe percaktimin per Naimin , poeti e pati shprehur me zjarr ne poezine e botuar kohe me pare me titullin “Naimit”. Qellimi pse Lasgushi I rikthehet kesaj figure qendron n efaktin se urrejtja e tij dhe e popullit te tradhetuar jan dhe nepermjet figures se Naimit ai ka per qellim te ndricoje ate qe nuk mund te thuhet hapur .


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Shqiperia & Shqiptaret » Letersi » Lazgush Poradeci
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024