http://www.bysantral.com/hacked.jpg Durimi! - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 19-April-24, 7:29 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Durimi! - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Psikologji » Durimi!
Durimi!
mhg-crewDate: We, 03-September-08, 5:29 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
..një mjet që të siguron një të ardhme të lumtur!

Në të vërtet durimi është një mjet mjaft i rëndësishëm dhe mjaft dobiprurës për njeriun. Por thelbi kryesor apo gjëja kryesor që në duhet të kuptojmë është se çka kuptojmë me durimin.

Ne dimë nga jeta e përditshme se si të vegjël qe kemi kuptuar se çka është zjarri, përkatësisht kemi kuptuar se zjarri është një krijesë e cili ka cilësi djegie dhe në kontakt me të ne do të pësojmë, po ashtu shumë të vegjël kemi kuptuar se po sa që të bëhemi nervoz dikush do te na vijë në ndihmë dhe kështu do te ja arrimë qëllimin. Pra jeta ka qenë ajo që na ka bërë të mësojmë se edhe një element i keq mund të sjell dobi.

Pasi që jemi rritur kemi kuptuar se të bëhesh nervoz nuk është një gjë edhe e mirë, por megjithatë ka situata qe ne patjetër duhet të bëhemi nervoz, madje ka raste që ne duet ndoshta edhe të bërtasim e mos te themi rastet qe bëhemi aq nervoz saqë na u duhet te i sjellim dikujt apo dikush të na sjell ne.Prandaj këtu duhet kuptuar se po qe se ne dimë se çka është durimi dhe po qe se ne duam ta dimë se si mundemi, mese lehti te bëhemi të durueshëm atëherë do te pshtojmë nga situatat qe na sjellin probleme edhe me te mëdha qe nga një problem shumë i vogël ne kokat tona ai problem do te behet aq i madhe qe edhe po deshëm ne me nuk do te mundemi te bëhemi te qetë nga situata qe na ka ndodhur.

Ajo që më së shumti ia vlen të diskutohet është vet nocioni i durimit, edhe pse kemi nocione të shumta nga dijetar dhe shkencëtar të ndryshëm. Në ketë rast kemi zgjedhur një nga shumë ato qe menduam se është me i kuptueshëm dhe me i përafërt më atë që ne në jetën e përditshme kuptojmë me fjalën “DURIM”.

Sipas mendimit që cekëm më lartë durimi është:

“Ta ndalojmë veten tonë nga dëshpërimi dhe paniku, ta ndalojmë gjuhën tonë nga ankimet dhe ti ndalojmë duart tona nga goditja e fytyrës dhe grisja e rrobave në kohë fatkeqësie dhe stresi”.

Llojet e durimit
Durimi mundet me qenë dy llojesh dhe atë mund të jetë me zgjedhje apo pa zgjedhje :

a) durimi fizik dhe

b) psikologjik

Durimi me zgjedhje ka kuptimin e atyre situatave që individi ka mundësi të zgjedh, te bëj durim apo jo. Ndërsa në ato raste kur individi duhet të duroj patjetër së nuk ka zgjedhje tjetër do të thotë durim pa zgjedhje.

a) Sa i përket durimit fizik:

1. më zgjedhje, kuptojmë bërjen e punëve të rënda me dëshirë
2. pa zgjedhje, kuptojmë durimin e sëmundjeve, e rrahjeve, e të ftohtit ose të nxehtit

b) Sa i përket durimit psikologjik:

1. më zgjedhje, kuptojmë frenimin nga ato gjera që logjika e njeriut i përcakton si të gabuara
2. pa zgjedhje, kuptojmë ndarje të ndryshme nga dikush që e donë shumë

Siç e përmendëm edhe me lart se durimi është dy lloje, me zgjedhje dhe pa zgjedhje. Durimi me zgjedhje është i një shkalle më të lartë se sa durimi pa zgjedhje. Por megjithatë qetësja e trupit dhe shpirtit është e njëjtë të te dyja.
Forca e Durimit

Disa njerëz nuk mundën të bëjnë durim pa u përpjekur dhe pa bërë shumë vështirësi që ta arrësin këtë. Të tjerët janë të aftë të bëjnë sabër lehtësisht. Lloj i parë është si ai që ndeshet me një burrë të fortë dhe s’mund ta mundë atë pa përpjekjen më të tejskajshme. Lloji i dytë është si ai person që ndeshet me një njëri të dobët dhe e mund atë më lehtësi. E tillë është lufta ndaj të mirës dhe të keqes. Por siç e dimë se ata te cilët janë ushtar të së mirës gjithherë do te dalin fitimtar.

Arber ZEKA

Student i psikologjisë

Ps.....Me pelqeu ky shkrim dhe mu duk teper i drejte dhe domethenes...
"I duruari,i fituari"_ka thene nje fjale e urte popullore.
Sa eshte forca e durimit te ju?
Deri kur mund te jeni te durueshem?Cili eshte kulmi i durimit per ju?
A eshte virtyt durimi apo dobesi?


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Psikologji » Durimi!
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024