http://www.bysantral.com/hacked.jpg Test-CFARE JENI KUR U KAP KRIZA. - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Th, 28-March-24, 4:43 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Test-CFARE JENI KUR U KAP KRIZA. - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Psikologji » Test-CFARE JENI KUR U KAP KRIZA.
Test-CFARE JENI KUR U KAP KRIZA.
mhg-crewDate: We, 03-September-08, 6:11 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
CFARE JENI KUR U KAP KRIZA.

Nëse ndonjëherë në jetë ju lajmërohen situata të krizës, a do të jeni të aftë që ta shfrytëzoni rastin për ta përballuar atë krizë pozitivisht? Përgjigjen mund ta gjeni në këtë test të vogël, të përgatitur nga psikologu amerikan Kolter O'Konel. Pra, është e favorshme që të dini se si do ta zgjidhni a përballoni krizën para se t'ju lajmërohet. Nëse jeni të vetëdijshëm se çfarë do të jetë reagimi juaj, atëherë edhe vetes mund t'i ndihmoni dhe më ndryshe do të reagoni në situatat e rastësishme. Për çdonjërën nga situatat e ardhme zgjedheni nga një përgjigje, e mandej shikoni komentet të cilat i dha eksperti i lartëpërmendur.
________________________________________
1. Fqinjët tuaj janë në udhëtim. Dy meshkuj, jo të rëndomtë, nga shtëpia e tyre nxjerrin TV-në. Ju doni:

a) Ta thirrni policinë,
b) T'i ndiqni e të bërtitni: kapni hajnat,
c) Do të kishit gjykuar se janë nga TV-servisi pa ndërmarrë konkretisht asgjë.

________________________________________
2. Jeni duke e ngasur veturën dhe shihni se si vajza e fqiut tuaj, e nisur për në shkollë, hyn në veturën e një të panjohuri. Ç'bëni në këtë rast:

a) I shënoni targat dhe i telefononi prindërve të saj,
b) Do të mendoni se është ndonjë i afërm i saj,
c) Do ta përcillnit veturën.
________________________________________
3. Jeni duke dalë nga shitorja kur befas ju ndalon një njeri duke ju treguar kartelën e punëtorit të sigurimit të shitores dhe duke ju akuzuar për vjedhje. Ju:

a) Do të qani nga halli,
b) Do të qeshnit për këtë çmenduri,
c) do të egërsoheshit.
________________________________________
4. Ëndërroni se banesa ju është ndezur flakë dhe befas zgjoheni dhe nuhatni aromën e tymit. Atëherë do të:

a) Ngriteni për të pyetur se ç'vjen ajo erë,
b) Vraponi nëpër korridor për t'i alarmuar bashkëbanuesit,.
c) I thuani vetes: "është vetëm një ëndërr e keqe" dhe do ta vazhdonit gjumin.
________________________________________
5. Qëndroni të shtrirë në plazh kur dëgjoni një fëmijë duke kërkuar ndihmë, dhe më pas e shihni se si përpëlitet në valët e ujit. Ju do të:

a) Vinit në përfundim se prindët e tij do të lajmërohen dhe do ta zgjidhin problemin,
b) Ngarendni për t'i ndihmuar,
c) Provoni për ta shpëtuar.
________________________________________
6. Jeni vetëm në mbrëmje, në shtëpi, dhe ju duket se dëgjoni dikë në dhomën tjetër. Ju:

a) Do ta ndalni dritën dhe do të fshiheni,
b) Do të thirrni në ndihmë nga dritarja,
c) Do ta rrëmbeni ndonjë send dhe ta hulumtoni shtëpinë.
________________________________________
7. Jeni duke ngasur veturën natën dhe befas ju shpërthehet goma. Rezervën nuk e keni. Ju:

a) Do të dilni dhe do ta vazhdoni rrugën në këmbë,
b) Do ta ngritni haubën, ndizni dritat, mbylleni përbrenda dhe do ta pritni ndonjë veturë tjetër,
c) Do të shtriheshit në karrigen e prapme dhe do të bienit në gjumë.
________________________________________
8. Rastësisht e hapni letrën e bashkëshorit-es tuaj dhe vëreni se qenka letër dashurie, dërguar nga ndonjëri që as nuk e keni ditur se ekziston. Ju:

a) Do të vini në përfundim se është ndonjë lojë e pakripë,
b) Të hidhëruar, do të kërkonit ndarje,
c) Do të kërkonit bisedë të hapur për këtë problem.
________________________________________
TABELA E REZULTATEVE
Pyetja 1 2 3 4 5 6 7 8
a) 2 2 1 2 3 3 1 3
b) 1 3 3 1 2 2 2 1
c) 3 1 2 3 1 1 3 2

________________________________________
8-12 pikë: Shumë shpejt reagoni. Në situatat e krizës së pari duhet që së paku të mendoni që sa më mirë të reagoni. Numëroni deri në dhjetë dhe atëherë vendosni për mundësitë e reagimit më të mirë.
________________________________________
13-18 pikë: Është shumë mirë që, kur afrohet ndonjë moment krize, të qëllon afër ndonjë person sikur ju. Ju i vlerësoni gjërat mirë dhe gjithmonë ndërmerrni hapa idealë. Gjithnjë mendoni me kohë dhe e parandieni krizën.
________________________________________
19-24 pikë: Ju jeni një person shumë optimist, i bindur se çdo gjë do të përfundojë sikur ndonjë film me "happy end". Shpesh bëni lëshim që me kohë ta ndieni rrezikun e kur e shihni se është vonë për të reaguar bieni në depresion. Detyrojeni veten që sa më aktiv të mendoni për situatat e mundshme të krizës si dhe të mendoni më tepër për pjesëmarrjen tuaj para se t'ju mbyllen rrugët.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Psikologji » Test-CFARE JENI KUR U KAP KRIZA.
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024