http://www.bysantral.com/hacked.jpg Nje nga qelesat e jetes ne Toke ?i fshehur? ne 250 km thelle - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 29-March-24, 6:56 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Nje nga qelesat e jetes ne Toke ?i fshehur? ne 250 km thelle - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Gjeografi » Nje nga qelesat e jetes ne Toke ?i fshehur? ne 250 km thelle
Nje nga qelesat e jetes ne Toke ?i fshehur? ne 250 km thelle
mhg-crewDate: Su, 07-September-08, 3:53 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Nje nga qelesat e jetes ne Toke ?i fshehur? ne 250 km thellesi

Disa shkencetare te Universitetit te Bonit ne Gjermani, kane treguar se pa majoritin, nje mineral i afte te magazinoje oksigjenin ne thellesi te Tokes, planeti yne do te kthehej ne nje shkretetire te paane.
Ne nje thellesi prej rreth 250 km nga siperfaqje e tokes, trysnite dhe temperaturat jane teper te larta dhe materialet qe perbejne mantelin tokesor shkrijne. Oksidi i hekurit (FeO) qe ndodhet ne mantel, peson atehere nje transformim kimik, gjate te cilit oksigjeni qe ai permban ne nje fare menyre behet me aktiv, clirohet dhe fiksohet ne majoriti, mineral i ndodhur vetem ne keto thellesi.
?Sa me e larte te jete trysnia, aq me teper oksigjen majoriti eshte ne gjendje te ?magazinoje?, shpjegon profesori Kristian Balhaus (Christian Ballhaus) i institutit te mineralogjise te Universitetit te Bonit. Duke u bashkuar me majoritin, oksigjeni e gjen veten ne nje fare ?ashensori? qe i drejtohet shtresave te siperme te mantelit. Duke iu afruar siperfaqes, trysnia (presioni) ne brendesi te mantelit zvogelohet: majoriti shperbehet dhe clirohet oksigjeni. ?Ai ndodhet ne afersi te siperfaqes se Tokes, gati per te hyre ne reaksione oksidimi qe jane ne te rendesishme per jeten? shton profesori Balhaus. Ne Toke duke u cliruar ne menyre te vazhdueshme oksigjen, ky i fundit bashkohet me hidrogjenin dhe formon ujin, pa te cilin Toka do te qe nje planet i papershtatshem per jeten.
?Planetet qe nuk arrijne nje fare madhesie nuk kane, sipas rezultateve te studimit tone, asnje mundesi per te formuar nje atmosfere te qendrueshme dhe te pasur me uje?, shpjegon Arno Rohrbak (Arno Rohrbach) student ne teze ne Institutin e mineralogjise. ?Ne keto planete, trysnia ne brendesi te mantelit eshte e pamjaftueshme per te magazinuar oksigjene ne shkembinj, nga ku me pas te lirohet ne siperfaqe?. Per me teper, sa me i madh te jete nje planet, aq me shume aftesia e tij per te magazinuar nxehtesi rritet; proceset qe ndodhin atehere ne mantel kane nje kohezgjatje me te madhe dhe jane me te dendur. Per shembull, Marsi me rreth 7000 kilometer diameter (diametri i Tokes eshte rreth 12700 km) eshte ftohur shume me shpejt se Toka. I ftohur qysh prej kohesh ne mantelin e tij nuk ka me levizje. ?Manteli i tij ka humbur gjithe aftesite per te transportuar oksigjenin dhe per krijuar nje atmosfere te pasur me uje?, perfundon profesori Balhaus.
Zbulimi eshte mjaft i rendesishem qofte per te analizuar proceset e ndryshme qe cuan ne shfaqjen e jetes ne Toke, qofte per te studiuar dhe klasifikuar ekzoplanetet qe mund te kene karakteristika te pershtatshme per formimin e nje atmosfere dhe per mundesine e ekzistences se jetes.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Gjeografi » Nje nga qelesat e jetes ne Toke ?i fshehur? ne 250 km thelle
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024