http://www.bysantral.com/hacked.jpg Putin i bën elozhe BE-së: U dëshmua bonsens - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Th, 28-March-24, 1:40 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Putin i bën elozhe BE-së: U dëshmua bonsens - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Putin i bën elozhe BE-së: U dëshmua bonsens
Putin i bën elozhe BE-së: U dëshmua bonsens
buli_17Date: We, 03-September-08, 11:13 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Putin i bën elozhe BE-së: U dëshmua bonsens

Kriza në Kaukaz. Mbërrijnë sinjalet e para të shtendosjes mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë

Kryeministri rus, Vladimir Putin, i ka bërë elozhe "bonsensit" të dëshmuar nga Bashkimi Evropian në reagimin e tij ndaj konfliktit mes Moskës dhe Tbilisit. "Falë Zotit, bonsensi ka triumfuar. Nuk pamë përfundime apo propozime ekstreme", ka thënë ish-presidenti, sipas të cilit ky është një zhvillim pozitiv. "Kjo hodhi bazat e vazhdimit të dialogut me partnerët tanë evropianë", tha Putin. Samiti i jashtëzakonshëm i Brukselit u mbyll të hënën me një deklaratë që, pavarësisht dënimit të njohjes së pavarësisë së dy republikave separatiste të Gjeorgjisë, Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë, nga ana e Moskës; pavarësisht ndërprerjes së negociatave për partnershipin strategjik Rusi-BE deri në tërheqjen e forcave ruse nga Gjeorgjia, nuk ka përmendur fjalën sanksione kundër federatës ruse. E si një shenjë që forcon përshtypjen se Rusia kërkon t‘i hedhë ujë zjarrit (jo benzinë), vijnë edhe deklaratat e Kryeministrit rus për sa i takon përforcimit të flotës së NATO-s në Detin e Zi. "Ai i Moskës do të jetë një reagim i qetë dhe pa histerizma", ka thënë Putin, duke folur me gazetarët në Uzbekistan. Kryeministri rus ka garantuar më pas se në Gjeorgji tashmë ka vetëm një numër të vogël ushtarësh rusë. Numri i paqeruajtësve është reduktuar, ka shtuar ai, por Rusia ka të drejtën të marrë masa shtesë sigurie. Edhe Presidenti rus, Dimitri Medvedev, e ka quajtur "realist" vendimin e BE-së për të mos vendosur sanksione kundër vendit të tij. Por, Medvedev shtoi se ishte i trishtuar që BE-ja, e cila zhvilloi të hënën një samit krize, vazhdon të mos i kuptojë motivet e dërgimit të trupave ruse në Gjeorgji. Në përgjithësi, shtypi rus pretendoi një fitore diplomatike në evitimin e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë dhe titulli i madh i të përditshmes "Vremja Novostei", ishte: "BE ndëshkoi Rusinë vetëm me fjalë". Por ndërkohë, Sergei Lavrov, shefi i diplomacisë ruse, ka akuzuar NATO-n se ka provokuar konfliktin gjeorgjian, duke i shitur armë qeverisë së Tbilisit. "Marrëveshjet ndërkombëtare janë shkelur nëpërmjet shitjes së armëve Gjeorgjisë, para se ish-Republika Sovjetike të sulmonte Osetinë e Jugut", ka deklaruar Lavrov gjatë një konference për shtyp në Stamboll, përkrah homologut të tij turk, Ali Babaxhan. Lavrov, në vizitën zyrtare në Turqi, ka kujtuar se marrëveshjet ndërkombëtare mbi Kaukazin, veçanërisht dokumentet e OSBE-së, "ndalonin dërgimin e armëve në zonat e konfliktit". Sipas ministrit të Jashtëm rus, "praktikisht, kanë qenë vendet anëtare të NATO-s ato që kanë armatosur Presidentin gjeorgjian, Mikhail Sakashvili". Lavrov ka përsëritur më pas se Rusia është në favor të dërgimit të një force policie ndërkombëtare, nën kuadrin e OSBE-së, për të garantuar sigurinë në republikat separatiste gjeorgjiane.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Putin i bën elozhe BE-së: U dëshmua bonsens
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024