http://www.bysantral.com/hacked.jpg Sabotimi, thellohen hetimet për ARMO-n - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 19-April-24, 3:02 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Sabotimi, thellohen hetimet për ARMO-n - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Sabotimi, thellohen hetimet për ARMO-n
Sabotimi, thellohen hetimet për ARMO-n
mhg-crewDate: Fr, 05-September-08, 9:57 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Sabotimi, thellohen hetimet për ARMO-n

Njësia antikorrupsion kërkon dokumentet. Reagon zv/ministri Alibali: Ne patëm vetëm rrjedhje informacioni

Procedura e tenderimit për
shitjen e kompanisë ARMO
nga Ministria e Ekonomisë
është bërë objekt verifikimi në
Prokurorinë e Tiranës. Njësia antikorrupsion,
Task Force, ka
kërkuar të gjitha dokumentet e
tenderimit, duke verifikuar çdo
person që ka firmosur për fituesin
e tenderit. Burime pranë grupit
hetimor bëjnë me dije se janë
nën hetim të gjithë ata persona
që kanë marrë pjesë në procesin
e privatizimit të shoqërisë së karburanteve
ARMO, por emrat e
tyre nuk mund të bëhen publike.
"Firma e dytë që ka dalë nga procesi
i tenderimit ka pretenduar
parregullsi nga anëtarët e komisionit.
Sipas saj, komisioni ka favorizuar
firmën fituese, duke i
lënë mundësi të jepte një tjetër
ofertë dhe të rregullonte disa
kërkesa ndaj Ministrisë së Ekonomisë",
thanë burimet nga akuza
kryeqytetase. Sipas tyre, pretendimet
e ardhura në firmën e
një kallëzimi po verifikohen dhe
në fund do të vendoset nëse do
të fillohet apo jo procedimi penal.
Por para se të vendoset, hetuesit
do të marrin në pyetje përfaqësuesit
e firmës që kanë denoncuar
në prokurori. Më pas do të
merren në pyetje anëtarët e komisionit
dhe në fund, nëse konstatohen
elementë të veprës penale,
prokuroria mund të fillojë
hetimet dhe të vërë para
përgjegjësisë ligjore abuzuesit.
Në rast të kundërt, pra nëse nuk
ka prova, dosja do të pushohet.
Reagimi i ministrisë
Një ditë pas deklaratës të
Kryeministrit Berisha, se një
grup personash po tentonin të
sabotonin privatizimin e
ARMO-s, ka ardhur edhe reagimi
i Ministrisë së Ekonomisë,
Tregtisë dhe Energjetikës.
Nëpërmjet zv/ministrit të saj,
Neritan Alibali, i cili ka drejtuar
procesin e tenderit të zhvilluar
më 21 maj, METE mban të
njëjtin qëndrim si të Kryeministrit,
duke ngritur akuza, pa
përmendur emra dhe fakte
konkrete. Sipas Alibalit, para
zhvillimit të tenderit ka pasur
rrjedhje të informacionit të
klasifikuar konfidencial, i cili
mund të përdorej në dëm të
zhvillimit normal të procesit
prokurues. "Është tentuar të
vidhet në bashkëpunim dhe të
manipulohen informacione
zyrtare të konsideruar si konfidenciale",
u shpreh dje zv/ministri
i Ekonomisë dhe Tregtisë.
Duke vijuar më tej, ai thotë se,
"subjekte të caktuara dhe me
interesa të caktuara kanë tentuar
të hyjnë dhe të marrin informacionin
sekret që lidhej
me të dhënat e tenderit. Qëllimi
ishte presioni në drejtim të
grupit të punës që negocionin
kontratën e shitjes". Më tej, Alibali
konfirmoi faktin se këta
persona nuk kanë qenë në
grupin e tenderit, por nuk përjashton
raste për punonjës
brenda ministrisë. Zv/ministri
nuk pranoi të bënte publike
emrat, duke ua lënë institucioneve
përgjegjëse zbardhjen
e këtij skenari të errët. Aktualisht,
pavarësisht këtyre pretendimeve,
mësohet se nuk është
marrë asnjë masë administrative
për punonjësit e ministrisë.


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Lajme nga Vendi , Rajoni dhe Bota » Sabotimi, thellohen hetimet për ARMO-n
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024