http://www.bysantral.com/hacked.jpg Dhimbja e zemrës së gruas: e fshehtë dhe e heshtur - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 29-March-24, 3:20 PM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Dhimbja e zemrës së gruas: e fshehtë dhe e heshtur - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Dhimbja e zemrës së gruas: e fshehtë dhe e heshtur
Dhimbja e zemrës së gruas: e fshehtë dhe e heshtur
mhg-crewDate: We, 03-September-08, 10:45 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Dhimbja e zemrës së gruas: e fshehtë dhe e heshtur

Femrat goditen nga infarkti më herët në moshë, krahasuar me meshkujt. Dhe kur ndodh kjo, simptomat shpesh nënvlerësohen dhe terapitë nuk janë të vazhdueshme e intensive. Vetëm tani studiuesit kanë filluar të kuptojnë ndryshimet fiziologjike mes mashkullit e femrës. Nëse i merret femrës fryma edhe pas një sforcimi të vogël, të lodhet shumë shpejt apo më keq, të ndjejë një shtrëngim të fortë në kraharor, një dhimbje e fortë që i përfshin edhe krahun, do të jetë e vështirë që simptomat e saj të merren seriozisht nga të afërmit, që do të hidhen menjëherë për ta qetësuar, apo do të jetë edhe më e vështirë që mjekut t’i shkojë mendja te problemet e zemrës. Infarkti është më shumë fatal për femrën se për mashkullin për shumë arsye: terapi më pak agresive, veçanërisht kur ndërhyhet më pak me anë të bajpaseve; mjekime më pak intensive me ilaçe trombolitike; simptoma të padiagnostikuara menjëherë ose të nënvlerësuara (dhimbjet në kraharori eliminohen dhe quhen si psikofizike). Pa llogaritur këtu edhe faktorin e moshës. Edhe kur shtrohen në spital, në kushte klinike ndoshta më të rënda se meshkujt, ekzaminimet diagnostikuese dhe ndërhyrjet terapeutike janë shumë të pakta.

Dhimbja e zemrës te gruaja shfaqet ndryshe: është më e fshehtë dhe e heshtur. Vizitat rutinë, siç është edhe elektrokardiogrami, shpesh japin rezultate të dyshimta: nuk tregojnë anomali para simptomave të tilla. Kështu që kalohet në analiza të tjera, si ekokardiograma dhe, nëse diagnoza mbetet ende e pasigurt, bëhet koronarografia.

Koronarografitë që u janë bërë meshkujve, në bazë të simptomave dhe analizave, rrallë japin rezultate pozitive. Ndërsa te femrat, pas një përzgjedhjeje, këto janë më të larta. Dyshimet nuk bëjnë gjë tjetër veçse vonojnë ndërhyrjet e nevojshme me ilaçe. Raporti burrë-grua për infarkte është sot një në tre. Godet ama, meshkujt në moshë më të re: për femrën infarkti vjen më parë, ndërsa rreziku rritet pas të 60-ave, ndërsa te meshkujt mosha kritike fillon dhjetë vjet më herët. Rreth të 70-ave ka një afrim progresiv të rrezikut kardiovaskular. Megjithë efektin e terapive në rast infarkti (streptokinazë dhe Tpa) dhe periudhës së gjatë të shmangies së infarktit të dytë (aspirinë, betabllokues etj.), gratë që sëmuren, në rastin më të madh vdesin. Ndryshimi relativ te vdekshmëria, duke pasur parasysh të gjithë faktorët, është 14%. Gruaja ka mundësi më të vogla mbijetese pas ndërhyrjeve me bajpas koronar për të përmirësuar fluksin e gjakut në zemër.

Pse ndodh kjo?

Strukturalisht, zemra dhe arteriet janë të njëjta te të dy sekset: arteriet te femra janë më të vogla në kalibër, por po kështu është edhe zemra, në përpjesëtim me trupin. Ndryshime jo të gjinisë? E megjithatë, studimet e kohëve të fundit tregojnë se sistemi kardiovaskular te femra i përgjigjet në mënyrë të ndryshme stresit, hormoneve, yndyrave të ngopura, toksinave të duhanit. A mjafton kjo për të shpjeguar prognozën e ndryshme? Simptomat janë të njëjta dhe faktorët kryesorë të rrezikut janë të njëjtë te të dy gjinitë: duhani, diabeti, hipertensioni, kolesteroli i lartë, peshë e madhe dhe veprimtari shumë e ulët fizike. Dhe natyrisht, duhet pasur parasysh edhe prirja gjenetike.

Çfarë mund të bëhet

Mund të pakësohet rreziku i sëmundjes dhe iktusit duke vepruar në disa aspekte:

Duhani

Trefishon goditjen e infarktit te një femër. Me lënien e duhanit, rreziku përgjysmohet brenda dy vjetësh, ndërsa pas 10 vjetësh gjasat kthehen thuajse në normë.

Pesha
Pesha e tepërt rrit rrezikun e infarktit apo të iktusit. Obeziteti përveç të tjerash, mund të shkaktojë edhe diabetin, një tjetër faktor i rëndësishëm rreziku kardiak. Këshillohet në këtë rast një dietë hipokalorike me perime, si dhe të paktën 30 minuta në ditë ushtrime fizike të moderuara.

Kolesteroli

Edhe pse mjekët kanë mbajtur nën vëzhgim përherë nivelet e Ldl-së (kolesteroli i keq), Hdl-ja (ai i miri) mund të jetë, për femrat, një tregues më i mirë për sëmundjet e zemrës: duhet të jetë në nivele sa më të larta.

Tensioni
Hipertensioni i shkakton zemrës një lodhje më të madhe: më shumë se gjysma e grave sipër moshës 45 vjeç vuan nga kjo sëmundje. Nëse ju merret fryma edhe kur nuk sforcoheni tepër, duhet të shkoni te mjeku. Tensioni i lartë mund të shërohet me një dietë të rregullt e të shëndetshme, ushtrime fizike dhe, nëse nevojitet, edhe ilaçe (mjafton një diuretik).

Hormonet

Mbrojnë më të rejat nga sëmundjet e zemrës por, ashtu siç është vërtetuar, terapia zëvendësuese hormonale në menopauzë nuk mbron. Përkundrazi, mund të rrisë rrezikun e atyre që kanë pasur probleme zemre. Kontraceptivët janë të sigurt me kusht që femra të mos pijë duhan, të mos ketë tensionin e lartë dhe të jenë sipër moshës 35 vjeç.

Stresi
Stresi kronik rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të çon në zakone të këqija si duhani, abuzimi me alkoolin dhe ushqimin. Ushtrimet fizike, joga dhe meditimi e pakësojnë stresin, po kështu edhe një numër i caktuar orësh gjumi çdo natë.
__________________


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Dhimbja e zemrës së gruas: e fshehtë dhe e heshtur
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024