http://www.bysantral.com/hacked.jpg Deri sot e paparë Supernova në shpërthim shumë të ndritshëm - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 29-March-24, 11:17 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Deri sot e paparë Supernova në shpërthim shumë të ndritshëm - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Deri sot e paparë Supernova në shpërthim shumë të ndritshëm
Deri sot e paparë Supernova në shpërthim shumë të ndritshëm
mhg-crewDate: Tu, 26-August-08, 3:29 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Astronomët kanë përcjellur gjatë dy muajve një shpërthim gjigant të yjeve të ashtuquajtur Supernova- deri tash më i ndritshmi që deri sot është parë.
"Kjo pamje ka qenë shumë spektakulare, me 100 herë më tepër energji, sesa te Supernovat tipike që është parë deri më sot." - tha Nathan Smith nga Universiteti i Kalifornisë në Berkely, i cili udhëheq timin vëzhgues të Astronomëve.
"Kjo d.m.th. se ylli i eksploduar ndoshta ka qenë aq i madh sa vetëm një yll gjigant mund të jetë, përafërsisht 150 herë më i madh se Dielli ynë. Këtë gjë ende deri sot nuk e kemi parë“. Vazhdon ai.
Nga të dhënat e vëzhguesve mendohet se ky yll – Supernova, përafërsisht 240 million vjet drite larg nesh u zbulua në vjeshtë të vitit të kaluar dhe më tepër se dy muaj u vëzhgua – një kohëzgjatje jo normale për një eksplozion të yjeve.

A pritet një spektakel edhe më i madh?
Shkencëtarët e Nasa-s janë në dyshim dhe pyesin se mos ndoshta në të ardhmen e afërt edhe ndonjë Spektakël Qiellor tjetër duhet të pritet në afërsi të Tokës. Pasi ylli, që prodhoi Supernovan me emër SN 2006gy u hetua nga ekspertët nga eksplozioni i një mase të madhe – nga i njëjti proces, ku u vëzhgua ylli Eta Carinae në Rrugën e Qumështit që është 7500 vjet Drite larg nesh.
Nga kjo mundësohet të themi se ndoshta edhe ky yll një ditë si një Supernovë do të eksplodojë.
Në vazhdim thuhet: “Ne nuk dimë sigurisht se Eta Carinae së shpejti do të eksplodojë, por ne do ta mbajmë nën vëzhgim të mëtutjeshëm“, thotë Mario Livio nga Institucioni i Shkencave në Gjithësi në Baltimore. „Eksplozioni i Eta Carinae mund të jetë më e mira pamje e spektaklit yjor në historinë e civilisacionit të tashëm njerëzor“.

Sqarim:
- Supernova është një term, i cili përdoret kur një yll shpërbëhet nga një shpërthim i fuqishëm. Një yll gjigant, me anë të një shpërthimi të frikshëm asgjëson vetveten dhe po me një shpejtësi tmerrësisht të madhe përhapet në hapësirë. Drita e cila rrezatohet nga ky shpërthim është mijëra herë më e fortë se drita e tyre normale. Këta luajnë rol të rëndësishëm në formimin e universit gjithashtu ndihmojnë në transportimin e materieve në pika të ndryshme të universit. Pastaj nga kjo formohen edhe yje të reja ose sisteme të reja të yjeve.
-Një vit drite është i barabartë me shpejtësinë e dritës që është 300 000 km/sek.
Për më tepër lexoni Kur’anin Kerim ku All-llahu xh.sh përshkruan shumë bukur çdo gjë në gjithësi:
„ S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i tokës është më i madh se krijimi i njerëzve por shumica e njerëzve nuk e dinë“


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Deri sot e paparë Supernova në shpërthim shumë të ndritshëm
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024