http://www.bysantral.com/hacked.jpg Pasaportat biometrike, është i mundur falsifikimi i tyre. - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 29-March-24, 8:40 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Pasaportat biometrike, është i mundur falsifikimi i tyre. - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Pasaportat biometrike, është i mundur falsifikimi i tyre.
Pasaportat biometrike, është i mundur falsifikimi i tyre.
mhg-crewDate: Sa, 27-September-08, 2:51 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Pasaportat biometrike, është i mundur falsifikimi i tyre.

Në epokën virtuale çdo gjë është e mundur, madje edhe që një fëmijë 16 muajsh të jetë sheiku i terrorit, Osama bin Laden. I ka ndodhur të voglit Tomas, i biri i një gazetareje britanike e cila verifikoi për llogari të gazetës “Times” se sa lehtë dhe shpejt mund të klonohen çipat e pasaportave biometrike.

Kjo është një lojë fëmijësh për një ekspert të sistemeve të sigurisë sikurse është Jeroen van Beek, kërkues në Universitetin e Amsterdamit, i cili kopjoi të dhënat që përmbante mikroçipi i të voglit Tomas në një tjetër mikroçip duke krijuar kështu një klon të tij. Më pas kërkuesi hyri në sistemin Golden Reader Tool të përdorur nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (Icao) i cili njohu si autentik çipin e klonuar.

Shqetësuese, duke parë që problemi mbetet i pazgjidhur në kohë: dy vjet më pare gazeta “The Guardian” mundi të falsifikonte pasaporten anti- terroriste vetëm 48 pasi u prezantua nga qeveria britanike, madje edhe nje ekspert gjerman i sigurisë informatike mundi të falsifikonte një dokument elektronik.

Jo më pak alarmante është faza e dytë e eksperimentit gjatë së cilës zoti Van Beek zëvendësoi fotografinë e fëmijës me atë të Bin Laden, proces i cili me pas u krye edhe për shoqen e gazetares e cila me çipin e ri u kthye në një kamikaze palestineze, përgjegjëse për një atentat vetëvrasës në 2003. Disa truke të tjera për të hyrë në sistemin e leximit dhe loja u krye. Këtë e treguan edhe kontrollet në doganë të cilat nuk mundën të dallonin që pasaportat ishin false.

Sipas "Times" testi i kryer ngre dyshime edhe mbi kartat e reja te identiteti të prezantuara në Britaninë e Madhe të cilat bazohen në të njëjtën teknologji.

Megjithatë ekziston një sistem ndërkombëtar, i përdorur në dogana që është në gjendje të identifikojë nje çip fals përmes kontrollit të të dhënave me një sistem database, por këtë sistem e zotërojnë dhe përdorin vetëm 10 vende.

Elona Memushi/La Stampa


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » Pasaportat biometrike, është i mundur falsifikimi i tyre.
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024