http://www.bysantral.com/hacked.jpg Plaku që nderohej nga Zogu e Enveri. - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Sa, 28-December-24, 4:29 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Plaku që nderohej nga Zogu e Enveri. - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Plaku që nderohej nga Zogu e Enveri.
buli_17Date: Th, 04-September-08, 5:23 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Një nga ato familje të mëdha të Jugut të Shqipërisë e cila ka nxjerrë burra të shquar që kanë lënë emër dhe gjurmë në historinë e vëndit tonë, është dhe familja Butka e Kolonjës, për të cilën ka shkruar një nga librat e tij të parë, ("Plaku i Butkës") edhe shkrimtari e politikani i njohur, Sabri Godo.

Ajo familje e madhe me origjinë të hershme nga Frashëri i Përmetit, është e njohur më së shumti prej patriotit të madh, Sali Butkës, dhe të birit të tij, profesor Safet Butkës, njërit prej eksponentëve kryesorë të çetave nacionaliste të Ballit Kombëtar, gjatë viteve 1943-44, të cilin regjimi komunist i Enver Hoxhës për afro gjysëm shekulli me rradhë, e shpalli tradhëtar dhe e sulmoi me të gjitha mjetet propagandistike që dispononte.

Lidhur me të kaluarën dhe historinë e kësaj familje, si dhe burrat e shquar që dolën prej asaj dere të madhe, na njeh me dëshmitë e tij, një nga pinjollët e saj, 65-vjeçari Uran Butka, ish-deputet, publicist dhe politikan i njohur, i cili është marrë gjatë edhe me studimin e asaj pjesë të historisë së Shqipërisë të shtrëmbëruar nga komunistët dhe historinë e panjohur të krerëve të nacionalizmit shqiptar.

Kush ishte Safet Butka

Përveç patriotit të madh, Sali Butkës, i njohur ndryshe si Plaku i Butkës, i cili u njoh dhe u nderua edhe nga Monarkia e Zogut dhe regjimi komunist i Enver Hoxhës, duke zënë një vënd të nderuar në Historinë e Shqipërisë, një prej burrave të tjerë që dolën nga dera e famëshme e Butkës, ka qenë edhe i biri i tij, Safeti, arsimtari i njohur i viteve '30 dhe eksponenti i famshëm nacionalist i Ballit Kombëtar, emri i të cilit vazhdon edhe sot të ngjallë polemika të mëdha në dy kampet kundërshtare të përbërë prej politikanëve dhe historianëve shqiptarë të njohur si të majtë e të djathtë.

Safet Butka u lind më dhjetë gusht të vitit 1901 dhe ai ishte djali i pestë i Sali Butkës, i cili kishte dhe gjashtë fëmijë të tjërë: Qenamin, Iljazin, Ganiun, Muharremin, Xhaferrin dhe Naxhijen. Nga të gjashtë fëmijët e Sali Butkës, plakut të famshëm që kishte marrë në mbrojtje, mësuesin e parë të shqipes, Petro Ninin, dhe që shkruante poezi e lexonte veprat e patriotëve të Rilindjes, vetëm Safeti pati mundësinë që të shkollohej jashtë shtetit. Kështu pas mbarimit të mësimeve të para të fillores në vëndlindjen e tij, në vitin 1917, Safet Butka shkoi për studime në Austri, ku u regjistrua dhe mbaroi me nota shumë të mira, shkollën e mesme në qytetin e Lincit.

Gjatë asaj kohe që ai studjoi në atë qytet, mori me vete edhe djalin e xhaxhait të tij, Qemal Butkën, (arkitektin e famshëm që ka projektuar ndërtesat e rrugët kryesore të Tiranës në vitet e Monarkisë dhe që ka ushtruar zanatin e tij për vite me rradhë deri në Neë York) babai i të cilit, Myftari, kishte vdekur në Vlorë në vitin 1914. Pas mbarimit të liceut në Linc, Safeti ndoqi studimet e larta universitare për Filozofi në qytetin e Gracit, ku u diplomua me rezultate të larta në vitin 1928.

Gjatë asaj kohe që studjoi në atë qytet, Safeti mori pjesë dhe ishte një nga themeluesit e organizatorët e shoqërisë studentore "Albania" me qëndër në Vienë dhe e revistave prestigjoze "Djalëria" e Minerva", të cilat botoheshin asokohe nga studentët shqiptarë që studjonin në Austri. Ashtu si i jati i tij, Saliu i cili shkruante vjersha dhe kishte si idhull e shënjt të tij, Naim Frashërin, edhe Safeti ishte i dhënë i tëri pas poetit të madh frashërlli duke mos i hequr kurrë nga dora librat e tij.

Nisur nga pasioni i madh që kishte për Naimin, në atë kohë Safeti botoi përmbledhjen "Naim Frashëri, vjershëtori dhe edukatori kombëtar" ndërsa studimin e tij për jetën dhe veprën e poetit të madh, të titulluar "Naim Frashëri një shëmbull, një udhëheqës dhe një ideal për djalërinë shqiptare", e botoi si libër më vete në vitin 1925.

Pas afro 11 vjet studimesh në Austri, Safet Butka u kthye në Shqipëri në vitin 1928 dhe fillimisht u emërua si profesor në Liceun francez të Korçës. Në vitin 1929, Safeti u martua me Hatixhe Lubonjën, vajzën e patriotit të njohur, Ramiz Lubonjës, i cili ishte vrarë që në vitin 1911 nga turqit, në bashkëpunim me Dalan bej Qafzezin. Atë ditë që ishte vrarë, Ramiz, e shoqja e tij, Reko, duke mos e duruar dot dhimbjen e madhe, helmoi veten duke lënë si amanet që ta varrosnin në një varr me të shoqin.

Familja që e masakruan grekët

Patrioti i madh Sali Butka, i njohur ndryshe si Plaku i Butkës, i cili u lind në vitin 1852 në fshatin Butkë të Kolonjës, ka qenë një nga udhëheqësit e famshëm dhe luftëtarët e shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare që luftuan me armë në dorë në krye të çetave atdhetare gjatë çerekut të parë të shek XX-të. Origjina e familjes Butka është nga fshati Frashër i Përmetit dhe të parët e tij, të cilët janë njohur me mbiemërin Aliçkaj, ishin shpërngulur nga trojet e tyre aty rreth vitit 1630 dhe u vendosën në Butkë të Kolonjës.

Babai i Saliut,Tahiri, i cili është njohur si një burrë i urtë dhe atdhetar i madh, gjatë gjithë jetës së tij ai u mor me administrimin e pronave të familjes dhe rritjen e edukimin e pesë fëmijëve të tij: Saliut, Selmanit, Myftarit, Sabires dhe Hedijes. Saliu i cili ishte më i madhi i fëmijëve, që në moshë fare te re lexonte veprat e rilindasve dhe librat e tyre nuk i hiqte kurrë nga dora. Aty nga dekadat e fundit të shekullit të XIX, Sali Butka u lidh ngushtë dhe bashkëpunoi për shumë kohë me Petro Nini Luarasin, duke e ndihmuar atë për ngritjen e shkollës së parë shqipe në Kolonjë.

Saliu, së bashku me Nasuf Bej Novoselën, ishin dy njerëzit që e morën në mbrojtje Petro Ninin nga armiqtë e kundërshatërt e tij që e kercënonin vazhdimisht për të eleminuar fizikisht. Pas mbylljes së shkollave shqipe nga qeveria turke, gjë e cila u bë me ndërhyrjen e Patriarkanës greke, Petro Nini e Sali Butka e vazhduan fshehtas veprimtarinë e tyre për përhapjen e gjuhës shqipe të shkrurar, duke menduar se vetëm prej sa mund të zgjohej ndërgjegjia kombëtare.

Asokohe, Sali Butka filloi të sillte nga Manastiri dhe Selaniku libra dhe gazeta të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat më pas i përhapte në krahinat e Kolonjës, Korçës e Përmetit. Në atë kohë Saliu filloi të shkruante vjershat e para me temë patriotike të cila më pas u bënë këngë popullore shumë të njohura dhe ai mori emër duke u bërë një poet shumë popullor. Nga poezitë e shumta që kishte shkruar, Sali përzgjodhi e botoi edhe një përmbledhje me vjersha, të cilat i titulloi "Ndjenja për Atdheun".

Në vitin 1905, me nismën e Bajo Topullit, në qytetin e Manastirit u themelua Komiteti "Për lirinë e Shqipërisë", i cili organizoi çetat e para patriotike. Sali Butka ishte një nga bashëkthemeluesit e atij komiteti dhe anëtar i tij. Ai bëri një punë të madhe për krijimin e degëve të këtij komiteti për përgatitjen e kryengritjes së armatosur kundër pushtimit osman.

Në dhjetor të vitit 1905 Bajo Topulli shkoi vetë në fshatin Butkë, në shtëpinë e Sali Butkës, ku u formua çeta e parë kombëtare dhe u shpall fillimi i kryengritjes së armatosur. Në këtë çetë, me komandant Sali Butkën, bënin pjesë edhe patriotë të tjerë si: Qani Starja, Qamil Panariti, Riza Veleishti, Selim Pojani, Sefer Panariti, Dilaver Lubonja, Hasan Qinami, Myftar Butka, Pituli etj.

Në vitin 1907, çeta e Sali Butkës dhe ajo e Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos, organizuan një aksion të përbashkët për vrasjen dhespotit grek, Fotit, i cili konsiderohej si një nga armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë. Pas atij aksioni, qeveria turke e futi në burg Sali Butkën dhe i dogji shtëpitë në fshatin Butkë. Më pas Porta e Lartë vuri Dajlan Bej Qafzezin, veglën e saj në Kolonjë, për të vrarë vëllanë e Saliut, Selman Butkën. Dajlan Beu e vrau Selmanin, teksa ai ishte duke lëruar me parmendë në tokat e tija.

Në vitin 1910, Sali Butka së bashku me 2500 kolonjarë, mori pjesë në mitingun e madh të shkronjave shqipe që u organizua në qytetin e Korçës. Lidhur me këtë ngjarje të shënuar, patrioti i madh Mihal Grameno, në shkurtin e vitit 1910, në gazetën "Lidhja Orthodhokse", midis të tjerash shkruante: "Gjithë qyteti, burra e gra, kishin dalë për të pritur kolonjarët, që çuditën botën me taktikën e tyre".Në atë kohë Sali Butka, ishte një nga patriotët shqiptarë që nënshkruan protestën kundër Portës së Lartë, duke kundërshtuar përdorimin e gërmave arabe. Në fillim të vitit 1911, në Kolonjë u krijua Komiteti Kryengritës me në krye Sali Butkën, si dhe vëllanë e tij, Myftar Butka, e Ganiun, të birin e tij, të cilët u bënë krahë të fuqishëm duke e ndjekur kudo nga pas Plakun e Butkës.

Në mars të vitit 1911 patrioti i njohur, Spiro Bellkameni, u kthye nga mërgimi dhe shkoi në fshatin Butkë duke qëndruar disa ditë në çetën e Kolonjëse cila udhëhiqej nga Sali Butka. Me qëllim që të zgjerohej lëvizja kryengritëse, Sali Butka i dha Bellkamenit, vëllanë e tij, Myftarin, djalin, Ganiun dhe Thoma Pitulin, për të formuar një çetë më vete në Fushë të Korçës, e cila u bë e njohur në luftën e Orman-Çifligut, ku mbetën të vrarë gjashtë pjestarë të saj të cilët më pas u shpallën dëshmorë të atdheut.

Në maj të vitit 1912 Sali Butka mori pjesë në kuvendin e Pejës, i cili mori vendime për fillimin e kryengritjes kundër Turqisë. Pasi u kthye nga Kosova, ai, bashkë me Tajar Tetovën, organizuan në fshatin Frashër një mbledhje të madhe, ku morën pjesë krerët kryesorë të çetave e kryengritëse të Shqipërisë së Jugut. Gjatë rrugës për të shkuar në atë mbledhje, çetës së Sali Butkës, i zunë pritë forcat turke dhe në grykën e Rrungajës, mbeti i vrarë, djali i dytë Sali Butkës, Iljazi, i cili më pas u shpall dëshmor i atdheut.

Thuhet se kur mori vesh vrasjen e të birit, Plaku i Butkës u shpreh: "Hallall Shqipërisë"dhe më pas shkroi elegjinë "Vajtim për Iljaz Butkën". Në krye të forcave të bashkuara kryengritëse, Sali Butka çliroi Ersekën dhe më pas, bashkë me çetat e Spiro Ballkamenit e të Kajo Babjenit në gushtin e vitit 1912, ato çliruan Korçën. Lidhur me këtë ngjarje, gazeta "Koha" e datës 19 gusht të vitit 1912, midis të tjerash, shkruante: "Në ballë të çetës së dytë ishte kapedani dhe trimi i Shqipërisë, i dëgjuari patriot Sali Butka, burrë i thjeshtë shqiptar dhe me gjithë zemër mëmëdhetar".

Në nëntorin e vitit 1912, Sali Butka e përshëndeti ngritjen e flamurit dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali. Në atë kohë ai organizoi mbrojtjen e shtetit të ri shqiptar nga sulmet e ushtrisë greke dhe lëvizja e andartëve grekë që vepronin në jug të vëndit. Lidhur me këtë, në atë kohë gazeta "Liri e Shqipërisë",midis të tjerash shkruante: "Sali Butka ka zhveshur pallën dhe po bën luftra të rrepta. Ai po lufton me grekët nga ana e Naselishtës dhe nga an' e Korçës dhe po tregon trimërinë e tij si në kohë të Skënderbeut".

Duke parë kontributin e madh në mbrojtjen e krahinave të Jugut dhe Qeverisë së Vlorës, Kryeministri Ismail Qemali e thërriti Sali Butkën në Vlorë dhe e priti atë përzemërsisht. Plaku i famshëm i Butkës u takua aty edhe me Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin etj dhe Qeveria e Vlorës e ngarkoi atë që të mbronte Vlorën nga vërshimi i taboreve turke të Xhavit Pashës. Forcat e Sali Butkës zunë frontin tek Ura e Mifolit dhe e penguan Xhavit Pashën të zinte Vlorën.

Safeti, reformator i arsimit

Nga viti 1928 që u kthye në Shqipëri e deri në shtatorin e vitit 1942, djali i patriotit të famshëm, Sali Butka, Safeti, shërbeu si arsimtar në disa nga gjimnazet e vëndit si në Liceun e Korçës, në Instutin Tregtar të Vlorës dhe në Normalen e Gjirokastrës, ku ishte dhe drejtor i saj. Lidhur me këtë periudhë kohe, i biri i tij, 63-vjeçari Uran Butka, dëshmon: "Gjatë gjithë periudhës së Monarkisë së Zogut e deri në vitin 1942, babai ynë, Safet Butka dha një kontribut të madh në reformimin e arsimit shqiptar dhe për këtë gjë ai është cilësuar "Pestaloci" i Shqipërisë. Gjatë kohës që sherbente si drejtor i Normales së Gjirokastrës, ai e ktheu atë në një shkollë pedagogjike model për të gjitha shkollat e tjera.

Si kryetar i shoqatës dhe i klubit të parë të arsimtarëve në Shqipëri, ai inicoi dhe organizoi një sërë aktivitetesh patriotike dhe kulturore, si: vendosjen e pllakës përkujtimore tek Rrapi i Mashkullorës në kujtim të dëshmorëve të çetës së Çerçiz Topullit, realizoi memorialin e Koto Hoxhit dhe përkujtimin e figurave të tjera të shquara si: Hoxhë Tahsini, Bajo Topulli etj. Po kështu, Safeti u bë një nga nismëtarët që sollën eshtrat e Naim Frashërit në atdhe. Gjatë viteve '30, ai bashkëpunoi ngushtë me Ministrin e Arsimit, Mirash Ivanajn, duke punuar për reformimin e shkollës shqiptare.

Krahas kësaj, Safeti u muar edhe me studime pedagogjike, shoqërore dhe filozofike dhe botoi mjaft shkrime problemore në shtypin e asaj kohe si: "Për të nesërmen shqiptare", "Për zhvillimin e gjuhës", "Mbi edukatën kombëtare", "Po shqiptarizmit dhe Perëndimit" etj. Por kulmin si edukator në shërbim të brezit të ri, ai e arriti gjatë kohës që punonte si drejtor i Gjimnazit Shtetëror të Tiranës, ku iu priu intelektualëve dhe studentëve në demostratave të para antifashiste në prag të pushtimit të vëndit, në ditët e para të prillit 1939.


 
buli_17Date: Th, 04-September-08, 5:24 PM | Message # 2
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Në ato ditë Safeti u bë një nga organizatorët kryesorë të manifestimeve studentore të cilat nxitën urrejtjen dhe rezistencën ndaj pushtuesëve italianë që priteshin për të zbarkuar në Shqipëri. Po kështu ai ishte një nga drejtuesit kryesorë të demonstratës antifashiste të 28 nëntorit të vitit 1939 në qytetin e Tiranës dhe për atë shkak ai u arrestua nga autoritetet italiane dhe pasi u burgos në Tiranë, më pas u ineternua në ishullin e Ventotenes në Itali, ku u mbajt i izoluar për tre vjet me rradhë së bashku me ajkën e intelektualëve shqiptarë antifashistë, si: Selman Riza, Abaz Ermenji, Masar Shehu, Zef Mala etj, të cilët kishin organizuar e frymëzuar demostratat e para kundër pushtuesëve italianë", shpreht Uran Butka për babanë e tij, Safetin, lidhur me periudhën afro pesëmbëdhjetëvjeçare që ai shërbeu si pedagog dhe drejtor në disa nga gjimnazet e vëndit.

Lirimi nga Ventotene

Pasi qëndroi për tre vjet i internuar në ishujt e Italisë, në gushtin e vitit 1942, Safet Butka u lirua që andej dhe u kthye në Shqipëri, duke u vendosur pranë shtëpisë së babait të tij, Saliut në Butkë të Kolonjës, ku kishte lënë bashkëshorten, Hatixhe Lubonjën, me katër fëmijët: Saliun, Iljazin, Uranin dhe Teftën.

Para se të shkonte në vëndëlindjen e tij, Safeti qëndroi disa ditë në Tiranë ku u takua dhe bisedoi gjatë me, Mit'hat Frashërin, të cilit pasi i tregoi peripecitë e gjata të internimit në Itali, i tha se do të kthehej në Butkën e tij për t'u çmallur me fëmijët që e prisnin dhe për të vazhduar luftën që kishte nisurqë në shtatë prillin e vitit 1939.

Plaku që u nderua nga Zogu dhe Enveri

Kur taboret e shpartalluara të Xhavit Pashës u nisën drejt Shqipërisë juglindore, Sali Butka me forcat e tij u nis drejt Skraparit, Korçës dhe Kolonjës për t'i çliruar ato nga ushtritë greke. Beteja e parë e rëndësishme u bë në Qafën e Martës (Ostrovicë) ku u vra trimi Nasi Qafzezi, të cilin Sali Butka e kishte si djalin e tij, ndaj shkroi elegjinë e njohur "Trimit Nasi Spiro Butka".

Në atë kohë Themistokli Gërmenji i shkruante Qeverisë së Vlorës: "Luani i Kolonjës, Sali Butka, na pret në Skrapar". Forcat e Sali Butkës çliruan Panaritin, Trebickën, Treskën, Stratobërdhën, Selenicën etj. Në Shkëmbin e Qesarakës u bë një luftë e ashpër, ku ushtritë greke u thyen dhe nisën tërheqjen. Këtu u shquan sidomos komandantët Dilaver Lubonja, Qamil Panariti dhe Gani Butka, komandanti më i ri i çetave të Sali Butkës. Çetat e Sali Butkës çliruan Kolonjën dhe Korçën, por Konferenca e Londrës e ndëshkoi Shqipërinë.

Fuqitë e mëdha e copëtuan atë, duke lënë jashtë Kosovën, Çamërinë e vise të tjera shqiptare. Shqipëria e cunguar u vu nën protektoratin europian dhe u soll në Shqipëri princ Vidi. Në atë kohë, kundër shtetit të ri shqiptar, Esat Toptani nxiti kryengritjen e Haxhi Qamilit, i cili i vuri zjarrin Shqipërisë dhe vrau patriotët më në zë të vendit. Kryengritësit me flamurin turk në dorë pushtuan pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe arritën deri në Pogradec, ku u ndalën nga batalioni i Kolonjës i komanduar nga Izet Zavalani dhe Gani Butka.

Në betejën e Pogradecit që u zhvillua më 2 korrik 1914, u vranë Gani Butka dhe Zalo Prodani, të cilët luftuan heroikisht. Vëllai i Saliut, Gani Butka mori nëntë plagë por nuk u thye e luftoi gjer në frymën e fundit të shpirtit. Në atë beteje u vranë edhe 60 kolonjarë të tjerë të cilët luftuan për të mbrojtur shtetin shqiptar. (Në vitet që pasuan, Gani Butka dhe Zalo Prodani u shpallën dëshmorë të atdheut) Kur delegacioni me Themistokli Gërmenjin, Mihal Gramenon dhe Abdyl Ypin shkuan për ta ngushëlluar Saliun, ky, ndonëse i dëshpëruar për vdekjen e të birit 23 vjeçar, u tha: "Të rrojë Shqipëria".

Ai hapi defterin e vjershave dhe i shkroi të birit një këngë, "Malet e Gramozit qajnë". të cilën e këndojnë edhe sot e kësaj dite banorët e Kolonjës, Përmetit, Korçës, Skraparit, Dangëllisë e Beratit. Në vitin 1914 kur Shqipëria u bë shesh betejash i ushtrive të Fuqive të Mëdha, Sali Butka bashkë me mijëra refugjatë të Kolonjës u hodh në Vlorë dhe u sistemua në ullishtet e saj. Në fund të vitit 1914, Saliu shkoi në Itali për të operuar syrin e plagosur në betejën e Nikolicës kundër grekëve (1914) ku u shqua nipi i tij, Hysen Nikolica.

Në spitalin e Barit, ai nuk pranoi t'a nxirrnin syrin e plagosur me narkozë madje nuk pranoi as ta lidhnin. "Jam shqiptar" tha ai dhe qëndroi pa u tutur kur i nxorrën syrin dhe i vunë një të qelqtë në vend të tij. Gazeta "Corriere della Puglia" shkruante atë ditë se një shqiptar e kishte nxjerrë syrin pa narkozë. Gazeta "Koha" e Mihal Gramenos midis të tjerash shkruante: "Atë ditë të mos e harrojmë kurrë! Vanë gjithë atdhetarët ta ngushëllojnë, kur Sali Butka na thotë: Mos kini frikë o vëllezër, që mbeta me një sy, se nuk do ta turpëroj Shqipërinë, se kundër armiqve s'ka për të shkuar kot asnjë plumb. Jo syri, por le të shuhem me gjithçka, vetëm Shqipëria të rrojë!".

Kur ushtritë franceze që kishin okupuar Korçën dhe qarkun e saj, mbështesnin kërkesat e Venizellosit për Shqipërinë e Jugut, Sali Butka, në krye të forcave të tij, dha kushtrimin për ta shpëtuar atë dhe u nis drejt Korçës. Në Voskopojë, ku ndodhej një kompani franceze dhe një forcë e konsiderueshme ushtarësh grekë, forcat e Sali Butkës u ndaluan të ngrenë flamurin shqiptar. Sali Butka i dërgoi Pleqësisë së Voskopojës këtë letër: "Sipas vendimti të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, Gjirokastra dhe Korça i mbeten Shqipërisë". Prandaj, si kryetar i çetave shqiptare, po vij ta marr në dorëzim me shpresë se ju do të mirëprisni ardhjen tonë aty…"

Sali Butka (komandant i çetave shqiptare) Pas kundërshtimit të forcave greke, Saliu e rrethoi Voskopojën, por nuk veproi se kishte hallin e popullsisë së pafajshme shqiptare. Kur andartet grekë nisën luftën, Sali Butka i hapi rrugën popullsisë së qytetit që të shkonte në Korçë dhe luftoi nga njëra anë me andartët grekë dhe nga ana tjetër me kriminelët e plaçkitësit shqiptarë. Të nesërmen Sali Butka me forcat e tij që arrinin në 1500 veta rrethoi Korçën. Në krah të tij ishte edhe çeta e Themistokli Gërmenjit me 22 vetë.

Këta dy kapedanë bënë planet e marrjes së Korçës nga duart e francezëve. Të rrethuar si në një darë, francezët kërkuan bisedime. Themistokliu shkoi në Korçë, ndërsa Sali Butka qëndroi me ushtritë e tij në rrethinat e qytetit. Ndërsa bisedimet e Themistokliut me autoritetet franceze po zvariteshin, Sali Butka u dërgoi atyre kërkesat shqiptare prej 14 pikash për vetëqeverisjen e Kazasë së Korçës nga ana e autoriteteve shqiptare. Nën presionin e brendshëm dhe sidomos atë ushtarak të forcave të Sali Butkës, autoritetet franceze e shpallën "Vetqeverisjen e Kazasë së Korçës me gjithë rrethet nga autoritetet shqiptare".

Sali Butka mori nga komandanti francez i Qarkut të Korçës, Koloneli Dekoen, një letër ku thuhej: "Zotit Sali Butka. Shpallja e vetqeverisjes së Korçës nga administrata shqiptare, ishte një fitore e forcave kombëtare dhe në mënyrë të veçantë e Sali Butkës". Po kjo punë nuk vazhdoi gjatë. Në fund të luftës, autoritetet franceze e kthyen fletën, arrestuan Themistokli Gërmenji dhe e pushkatuan në Selanik si dhe u përgatitën t'ja dorëzojnë Korçën Greqisë.

Atëhere Sali Butka mblodhi forcat që arriti në 20.000 dhe mbasi e rrethoi Korçën, përsëri, i dërgoi komandantit të forcave franceze një ultimatum. Plaku i famshëm i Butkës mbrojti jo vetëm Korçën, por të gjithë Shqipërinë Juglindore nga synimet e sulmet e shovinistëve grekë.

Nisur nga kontributi dhe fama e madhe që mori Plaku i Butkës gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, në 1920 ai u zgjodh dhe mori pjesë si delegat i Korçës në Kongresin e Lushnjës. Ai mbështi shtetin e ri shqiptar të dalë nga ai Kongresi dhe deri sa ndërroi jetë në vitin 1938, ai u vlerësua dhe u nderua nga regjimi monarkik i Zogut si një patriot i madh që kishte luftuar me armë në dorë për Shqipërinë. Po kështu edhe regjimi komunist i Enver Hoxhës e vlersoi dhe e nderoi Plakun e Butkës, duke i dhënë vëndin që i takonte në Historinë e Shqipërisë.


 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024