http://www.bysantral.com/hacked.jpg Pushtimet e para osmane në Evropë - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Sa, 28-December-24, 3:34 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Pushtimet e para osmane në Evropë - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Pushtimet e para osmane në Evropë
buli_17Date: Th, 04-September-08, 5:36 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
1. Pushtimet e para osmane në Evropë

Në shek. XI osmanët selxhuk erdhën nga Azia Qendrore në Anadollin e sotëm, dhe në fillim të shek. XIV ata formuan një principatë të pavarur. Emiratin osman që mori emrin e themeluesit të saj, Osman beut (1282-1336). Pasi përfunduan pushtimin e Azisë së Vogël, ushtritë e sulltan Orhanit kaluan më 1354 Dardanelet dhe filluan pushtimin e Ballkanit, i cili politikisht ishte i coptuar në një numër të madh principatash e shtetesh të pavarura.

Osmanët i zgjeruan shpejt pushtimet në Ballkan dhe më 1365 e zhvendosën kryeqytetin e tyre nga Bursa, në Andrianopojë, të cilën e quajtën Edrene.

Të tronditur nga pushtimet e shpejta osmane, disa nga sundimtarët ballkanas krijuan një koalicion ushtarak antiosman, në të cilin mori pjesë edhe despoti i Vlorës, Aleksandri. Por në betejën që u zvillua me forcat osmane më 1371 në brigjet e lumit Marica, ushtritë e koalicionit ballkanik u shpartalluan.

Pas kësaj fitoreje, ushtritë osmane pushtuan lehtësisht qytete dhe qendra administrative më rëndesi të veçantë strategjike për të gjithë Ballkanin, si Nishin, Shkupin, Manastirin, Kosturin etj., të cilat i shndërruan në baza të fuqishme ushtarake për pushtimin e viseve të tjera shqiptarë dhe ballkanike. më 1385 ushtritë osmane morën pjesë në betejën kundër Balshes II, që u zhvillua në fushën e Savrës pranë rrjedhjes së poshtme të lumit Shkumbin. Fitorja e tyre në këtë betejë lehtësoi depërtimin në thellësi të tokave perëndimore shqiptare, dhe në fund të viteve 80 ushtritë osmane gjendeshin në dyertë e Vlorës, të Durrësit, Lezhës etj.

2. Beteja e Kosovës (1389)

Depërtimi i vrullshëm i osmanëve në Ballkan tronditi eliten politike drejtuese shqiptarë dhe atë të vendeve fqinje. Të ndodhur përballë një armiku të përbashket, princërit, mbretërit e fisnikët shqiptarë, serbë, bullgarë e romunë i fashitën mosmarrëveshjet dhe grindjet e tyre dhe krijuan një kualicion antiosman.

Në të bënin pjesë personalitete të shquara shqiptarë si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti etj. Këta, më forca të bashkuara, moren pjesë në betejën që u zhvillua në afërsi të Prishtinës, më 15 qershor 1389. Në këtë betejë të përgjakshme dhe të pabarabartë që u zvillua ndërmjet 100.000 ushtarëve osmanë dhe 40.000 luftetarëve ballkanas u shqua luftëtari shqiptar Millsh Kopili, i cili arriti të vriste Sulltan Muratin I.

Megjithëkëtë ballkanasit pësuan disfatë të rendë dhe kjo i hapi rrugën sulltanit pasardhës, Bajazitit I, për pushtime të reja në Ballkan. gjatë sundimit të tij, osmanët arritën të vendoseshin diku përkohësisht e diku përgjithmonë në viset e tjera shqiptare, që nga Shkodra e Kruja dhe deri në rajonet e Korçes e të Permetit.

Në Shqipëri u krijua kështu një situatë e rëndë në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Vendi pësoi një copëzim të madh politik. Prijsat e shumtë shqiptarë, duke qenë ushtarakisht të pafuqishëm, përgjithesisht hynë në vasalitetin e sulltaneve dhe nxituan të lidheshin më vende të tjera. Duke përfituar nga një situatë e tillë dhe në marrëveshje me prijsat vendas ose edhe më presion, Venediku arriti t’u merrte atyre qytetet bregdetare, që nga gjiri i Kotorrit, e deri në atë të Artës, si Buduan, Tivarin, Ulqinin, Shkodrën (bashkë me rrethinat e saj, Drishtin e Dejën), Lezhën, Durrësin, Butrintin, Pargën etj., që ishin edhe qendra shumë të rëndësishme tregtare e shkëmbimi me viset e brendeshme të vendit.

Pas disfatës që pësoi ushtria e sulltan Bajazitit në betejën e Ankarasë më 1402 prej trupave mongole të Timurlengut, përkohësisht zotërit shqiptarë i forcuan pozitat e tyre dhe në jetën politike të vendit dolën në plan të parë familje të tilla si Balshajt, Gojçinët (Çernojeviçët), Dukagjinët, Zahariajt, Spanët, Stres-Bakshajt, në Shqipërinë e Veriut; Kastriotët, Topiajt, Arianitët, Muzakajt e Gropajt, në Sshqipërinë Qendrore; Shpatajt, Zenebishët; në Shqipërinë e Jugut etj. Sapo erdhi në pushtet sulltan Mehmeti I (1413-1421) mori masa energjike për rivendosjen e zgjerimin e pushtimit osman dhe gjatë viteve 1415-1417 ushtritë e tij pushtuan njërën pas tjetrës kështjellat e rëndësishme, si Krujën, Beratin, Kaninën e Gjirokastrën.

3. Kryengritja e Gjon Kastriotit (1429-1430) dhe fitoret e Gjergj Arianitit (1432-1435)

Pas pushtimit të kështjellave të viseve perëndimore shqiptare, osmanët vendosën në këtë rajon të Shqipërisë administratën pushtuese. Nëpermjet regjistrimeve të herëpashershme të banorëve dhe të tokës dhe të ndarjes së tokës në prona të vogla feudale (timare), osmanët vendosën sistemin feudal ushtarak osman të timareve, që ishte i ngjashëm më sistemin e pronës bizantine. Kjo lloj prone, në prag të pushtimit osman, ishte në shthurje të plotë dhe shoqëria shqiptarë ishte në një fazë më të avancuar, ku prona tokësore shitej dhe blihej lirrisht.

Nëpërmjet këtyre regjistrimeve, osmanët i zhveshën fisnikët dhe princërit shqiptarë nga pronat e mëdha tokësore dhe nga të drejtat e tyre. Perveç kesaj, sulmet e njëpasnjëshme të ushtrive osmane për pushtimin e trojeve shqiptarë rrënuan jetën ekonomike të vendit dhe shkaktuan një pakënaqësi të thellë dhe qëndresë të fuqishme tek të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare. Kjo qëndresë u shpreh në forma të ndryshme. Braktisja e vendbanimeve dhe kalimi në zona ende të papushtuara ose emigrimi në vende të tjera u bënë dukuri të rëndomta për jetën shqiptare, të cilët më armë në dorë kundërshtonin regjistrimet, vrisnin nëpunësit e kadastrave si dhe feudalët osmanë.

Gadishmëria e shqiptarëve për të luftuar kundër pushtuesit e shfrytëzuesit osmanë, krijoi mundësi të favorshme e të pa njohura më parë për krijimin e ushtrive të mëdha e pa pagesë, të karakterizuara nga një shpirt i lartë vetëmohimi, që nuk njihej në lufterat e zakonshme feudale dhe të ushtritë mercenare.

Ne këto rrethana nisi vala e kryengritjeve të fuqishme dhe të organizuara. Burimet historike përmendin një kryengritje të banoreve të krahines së Vajënetisë (Çamerisë) në kohën e Sultan Mehmehtit I.

Më 1428 Sulltan Murati II filloi sulmin mbi Selanikun, që ishte nën zotërimin venedikas. Ndërkohë luftëtarët e Gjon Kastriotit sulmuan kështjellën e fuqishme të Krujës. Pasi morën Selanikun, trupat osmane, të drejtuara nga sanxhakbeu i Shkupit, Isak bej Evrenozi, gjatë prillit e majit të vitit 1430, u sulën mbi Principatën e Gjon Kastriotit. Ata shkatërruan disa kështjella të tij, kaluan edhe më në veri, ku pushtuan kështjellën e Dejës dhe detyruan Nikollë Dukagjinin të braktistë zotërimet e veta. Përballë një situate të tillë, Gjon Kastrioti kërkoi marrëveshje me osmanët dhe arriti kështu të shpëtonte një pjesë të zotërimeve të veta.

Dy vjet më vonë shpertheu një vale e re kryengritjesh të fuqishme në Shqipëri. Për shtypjen e tyre u angazhua vetë sulltan Murati II, i cili bashkë më ushtrinë e tij, gjatë dimrit të 1432-1433 u vendos në Serez. Në krye të 10 mijë ushtarëve ai caktoi ish-sanxhakbeun e këtyre anëve, Ali Beun, për të shpartalluar forcat e Gjergj Aranitit, që e kishin çliruar principatën e tij nga spahinjtë osmanë.

Kur ushtria e Ali Beut arriti në burimet e byshekut ( pranë Elbasanit të sotëm ) u sulmua nga luftëtarët e Gjergj Aranitit dhe u shpartallua plotësisht, duke lënë në fushën e betejës shumë të vrarë dhe robër.

Kjo ishte fitorja e parë e rëndësishme e shqiptarëve kundër ushtrive të fuqishme osmane. Ajo pati jehonë dhe në vendet të tjera dhe i dha hov luftës antiosmane në Shqipëri . Fitorja, siç shprehej kronisti bashkëkohoës Halkokondili, i solli lavdi të shkelqyer organizatorit të saj Gjergj Aranitit, që u bë figura qendrore e jetës politike shqiptare të viteve 30.

Në Shqipërinë e veriut luftëtarët e Nikollë Dukagjinit çliruan kështjellen e Dejës. Ndërkohë përpjekjet e Andrea Topisë për të çliruar Krujën nuk dhanë rezultat. Kurse forcat e Depë Zenebishit, që kishin rrethuar kryeqendrën e sanxhakut shqiptar, Gjirokastrën, pësuan disfatë dhe komandanti i tyre ra rob, dhe u var prej osmanëve.

Gjate viteve ‘30 krahinat përgjatë dhe në afërsi të luginës së Shkumbinit, që ishin nën zotërimin e Arianitëve, u bënë rajoni kryesor i luftës antiosmane. Emri e fama i Gjergj Arianitit si komandant i talentuar u rrit gjithnjë e më shumë.

Gjatë vitit 1434 Gjergj Arianiti i udhëhoqi shqiptarët në dy beteja të tjera fitimtare: në gusht 1434 u shpartalluan forcat e bejlerbeut të Rumelisë, Sinan Pashës, dhe në dhjetor u mund ushtria e sanxhakbeut të Shkupit, Isak Beut. Më 20 prill 1435 luftëtarët e Gjergj Arianitit korrën edhe një fitore të re, pas të cilës Sulltan Murati II ndërpreu dërgimin e ushtrive të tjera kundër tij.

Fitoret e Gjergj Arianitit rritën besimin dhe vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur lirinë nga një pushtues shumë i fuqishëm. Ato patën jehonë të gjerë në Evropë dhe sidomos te Papati. Mbreti i Hungarisë, Sigismundi, u lidh me drejtuesit e kryengritjeve shqiptare, veçanërisht me Gjergj Arianitin dhe bashkë arritën në marrëveshje që, duke u mbështetur në viset e çliruara shqiptare, të organizohej një kryengritje e përgjithshme në Ballkan.

Për këtë qëllim Mbreti i Hungarisë dërgoi në Shqipëri , në pranverë të vitit 1435 pretendentin e fronit Bullgar, Fruzhinin, dhe pas një viti, princin pretendent të fronit osman, Dautin. Por përpjekjet për realizimin e një lëvizjeje të përgjithshme antiosmane nuk patën jehonë në vendet e tjera të Ballkanit.

Pjesë leximi

Organizimi administrativ osman në Shqipëri

Organizimin më të hershëm administrativ të Shiperisë, të bërë nga pushtuesit osmanë, e njohim nëpërmjet regjistrimit të vitit 1431-1432 dhe vetëm për një pjesë të viseve shqiptare.

Sipas këtij regjistrimi osman u formua Sanxhaku Shqiptar me kryeqendër Gjirokastrën. Sanxhaku ishte njësi feudale administrative më vete që varej drejtpërdrejt nga administrata qëndrore e perandorisë. Në krye të sanxhakut ishte sanxhakbeu, komandant i ushtrisë së sanxhakut.


 
buli_17Date: Th, 04-September-08, 5:37 PM | Message # 2
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Pranë tij ishte kadiu, i cili kryente funksionet administrative civile, gjyqësore e fetare. Sanxhaku ishte i ndarë në njësi më të vogla, në vilajete (që më pas u quajtën kaza ) dhe këto në disa raste në njësi edhe më të vogla, në nahije. Në krye të vilajetit ishte subashi, komandanti ushtarak i ushtrisë së vilajetit, dhe pranë tij ishte kadiu.

Nga të dhënat e regjistrit të vitit 1431-1432 ( i cili nuk është i plotë, prandaj edhe kryeqendra e Sanxhakut del në zonën më jugore të tij, dhe kjo presupozon se edhe vise të tjera shqiptare më në jug duhet të ishin përfshirë në të del se Sanxhaku Shqiptar përfshinte Çamërinë dhe vise të tjera shqiptare deri në brigjet e lumit Mat.

Vilajetet e tij ishin 1) Vilajeti i Gjirokastrës, 2) i Këlcyrës, 3) i Kaninës, 4) i Beratit, 5) i Tomoricës, 6) i Skraparit, 7)i Pavël Kurtikut ( viset që shtrihen kryhesisht në të djathtë të rrjedhës së mesme e të poshtme të lumit Shkumbin), i Çartallozit ( vise që Shtrihen në të majtë të rrjedhës të lumit Shkumbin deri te lumi i Devollit ), 9 ) i Krujës, 10) i Përmetit dhe 11) i Korçës.

Vilajetet ishin të ndarë në prona feudale ushtarake, në timare, që formoheshin nga shumë fshatra, nga një fshat apo nga një pjesë e një fshati. Sipas madhësisë e që kishin, këto prona emërtoheshin timare, ziamete dhe hase.

Feudali që zotëronte timarin quhej spahi ose timarli. Ai e mbante këtë pronë më kusht që të shkonte vetë në luftë si kalorës dhe kur prona ishte e madhe, në varësi të saj, duhej të merrte një numër të caktuar ushtarësh xhebelij. Kur nuk shkonte në luftë spahiu e humbiste timarin, dhe kur dallohej në të ai mund të merrte një timar më të madh.

Toka konsiderohej prone e shtetit, (mirie), prandaj spahiu nuk mund ta trashëgonte, kurse fshatari më lejen e spahiut mund ta shiste tokën duke i dhënë spahiut taksën e tapisë. Fshati i paguante spahiut të dhjetën (yshyri), për çdo prodhim të tokës e veprimtari tjetër ekonomike. Krahas së dhjetës fshatari paguante taksën për familjen (inspenxha) dhe gjobat e ndryshme (nijabeti). Kurse ndaj shtetit paguhej nga të gjithë banorët detyrimi për Këshillin e Lartë të shtetit (avarisi divan) dhe taksa e bagëtive (xhelepi) dhe vetem të krishterët paguanin taksën e nënshkrimit (xhizjen).

2. Ushtria Osmane

Ne kohën e sulltan Osmanir (1282-1326) u krijua ushtria e spahinjve (kalorësve) e përbërë prej klasës feudale osmane. Pasardhësi i tij sulltan Orhani (1326-1360), krijoi korpusin e jeniçerëve (ushtri e re), të përbërë nga ushtarë të stërvitur që në vogeli me artin ushtarak në shkolla të veçanta dhe të edukuar me frymën e luftëtarëve pushtues. Krahas tyre ishin edhe repartet e akënxhijve (sulmuesve) që grumbulloheshin kur kishte luftë për pushtime të reja. Ata pasuroheshin duke grabitur pasuri dhe njerëz (fëmijë e të rritur) që i shisnin pastaj nëpër tregjet e veçanta të Perandorisë Osmane.

3. Gjon Muizaka për betejen e Fushe Kosoves ( 1389 )
( nga vepra e tij “GJENEALOGJI E FAMILIES MUZAKA” 1510 )

“... E pastaj Murati iu vërsul Serbisë e Bullgarisë, por Llazari, despoti i Serbisë, Markoja, mbreti i Bullgarisë, Teodor Muzaka, trashëgimtari i dytë i Shtëpisë sonë, e bashkë me të sundimtarë të tjerë të Shqipërisë, u ndeshën më osmanët. Aty u thyhen të krishterët e mbeti i vrarë edhe Teodori ynë, që kishte sjellë më vete një ushtri shqiptare. Po aty u zu rob Llazari i Serbisë që më vonë osmanët e vranë. Paskëtaj filluan luftërat e paprera të osmanëve në Shqipëri, në të cilat humbën jetën aq shumë bujarë e luftëtarë trima”.


 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024