http://www.bysantral.com/hacked.jpg HISTORIA E KRYEQYTETIT TE SHQIPERISE TIRANA - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Sa, 28-December-24, 4:23 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main HISTORIA E KRYEQYTETIT TE SHQIPERISE TIRANA - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
HISTORIA E KRYEQYTETIT TE SHQIPERISE TIRANA
mhg-crewDate: Th, 04-September-08, 7:44 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut. Sundimtarë të tokave ku shtrihet sot Tirana në shekullin e XIV kanë qenë familja e Topiajve. Nga mesi i shekullit XIV deri më vdekjen e Skënderbeut kanë qenë pjesë e tokave Kastriote. Pas vdekjes së tij territoret e qendrës së banimit shpopullohen dhe braktisen ashtu që gjatë kësaj kohe nuk dukej ndonjë qendër vendbanim por shpërndahet në disa qendra në nivel të fshatrave.

Regjistrimi i tokave të këtyre fshatrave bëhet nga pushtimin otoman në vitet 1431-1432. Qendra e këtyre fshatrave, Tirana u themelua në 1614 nga Sulejman Bargjin - Pasha nga fshati Mullet, i cili ne fillim ndërtoi një xhami, një furrë pjekje dhe një hamam. Qendra e themeluar u mbajt nën sundimit e pasardhësve të tij Ibrahim Bargjin Beut dhe të birit të tij Ahmet Bargjin Pashës i cili lë pas vete katër vajza. Të katër vajzat e Ahmet Bargjin Pashës martohen me pjestarë të familjes së Kapllan Toptanit i cili merr në këtë mënyrë sundimin e Tiranës në vitin 1807 dhe e bartë qendrën e nën-prefekturës Krujë-Tiranë në Tiranë. Deri në këtë kohë, lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit, të ndodhura sot në zonën mes qendrës aktuale dhe rrugës së Elbasanit.

Pas vdekjes (1816) së Kapllan (Topia) Pashës së Krujës, më 1817 sundimin e merr përkohësisht Haxhi Et'hem Bargjin - Beu (nga fisi i Bargjinëve por jo trashëgimtar).

Më 1822 familja e Topijave merr prapë nën sundim Tiranë. Pas sundimit (1822-1837) të Abudrrahman Topisë - Beut, sundimin e Topiave në Tiranë e vazhdon i biri i tij, Ahmet Topia - Beu cili sundon deri më 1865 ku edhe merr fund sundimi i shefit të familjes sunduese. Me rritjen e rolit qytetar të parisë dhe me reformën në administratën Turke të vitit 1865 krijohet vilajeti i Shkodrës (i ngjashme me qarkun e Shkodrës) dhe Sanxhaku i Durrësit në të cilën Tirana ishte nënprefekturë.

Nga viti 1913 Tirana administrohet nga Kryebashkiak vendas.

Si kryeqytet i përkohshëm Tirana u shpall më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.

Në vitin 1990 Tirana numëronte vetëm 244.200 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjitha anët e tjera të vendit përdrejt kryeqytetit, të cilët shpresojnë të gjejnë aty punë dhe jetë me të mirë, e ka rritur zhvillimin dhe numrin e popullsinë.

Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Historia_e_Tiran%C3%ABs"


 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024