http://www.bysantral.com/hacked.jpg Fakte te reja mbi 28 Nentorin - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Sa, 28-December-24, 4:32 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Fakte te reja mbi 28 Nentorin - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Fakte te reja mbi 28 Nentorin
mhg-crewDate: Th, 04-September-08, 7:55 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Ndërtesa ku u mblodh Kuvendi Kombëtar, i cili shpalli Pavarësinë Kombëtare të Shqipërisë, ka kohë që nuk ekziston. Ajo ka qenë pronë e bejlerëve të Vlorës, e pasardhësve të Sinan Pashalliut, sipas emrit të themeluesit të saj, Sinan Pashës. Sinan Pasha ka qenë vezir i madh (kryeministër) dhe njëkohësisht kapedan-pashë (kryeadmiral) i flotës perandorake në shek. XVI në kohën e sulltan Sulejman Madhështorit ose Sulejman Kanuniut. Sipas traditës popullore, Sinan Pasha ka qenë nipi i një banori të krishterë nga Kanina, Gjergj Golemi, mbiemri i të cilit flet për origjinën e tij nga fshati Golem i Kurveleshit. Në sajë të karrierës së tij ushtarake dhe politike – Sinan Pasha u siguroi pasardhësve të vet privilegjin që të administronin brez pas brezi sanxhakun e Vlorës, i cili përfshinte dhe qytetin e Beratit. Shkëlqimin më të madh familja dinastike e Sinan Pashalliut e pati në shek. XVIII, ku u krijuan familjet dinastike feudale në Shqipëri. Gjithnjë sipas traditës, familja dinastike e Sinan Pashalliut, në sajë të të ardhurave të shumta që siguronte, ndërtoi në qendër të qytetit të Vlorës një kompleks banesash familjare, të pajisura me një mur që rrethonte një sipërfaqe prej diçka më tepër se katër hektarë. Kompleksi i ndërtesave ekzistonte deri më 1919. Atë vit, kur Vlora ndodhej nën okupacionin italian, Bashkia e qytetit e bleu kompleksin dhe pasi prishi banesat e shndërroi truallin tij në lulishte popullore, lulishte e cila ekziston e dhe sot.
Si kompleks ajo mori trajtë madhështore në shek. XVIII. Pamjen e saj e njohim nga një vizatim hartuar më 1861 nga L. A. Rumbold. Siç del nga vizatimi, kompleksi i ndërtesës së Vlorajve, përbëhej nga dy banesa kryesore, nga të cilat njëra quhej, sipas terminologjisë të arkitekturës osmane “Selamllëk” (shtëpia e pritjes së miqve ku ndalohej rreptësishtë hyrja e grave), tjetra “Haremllëk” (Shtëpia e banimit të grave), vendin kryesor të së cilës e zinin dhomat e gjumit të pjesëtarëve të familjes: burra, gra dhe fëmijë. Përveç murit rrethues të banesës së Vlorajvet ekzistonte edhe një mur i brendshëm që i ndante të dy pjesët kryesore të Sarajve, me një deriçkë midis tyre. Në fund të oborrit të “Selamllëkut”, ndodhej një ndërtesë e tretë ku banonin rojet e trupës mbrojtëse të bejlerëve. Sikurse shihet nga fotografitë e tyre, të dy pjesët e “Sarajve” kishin nga tre kate. Me rritjen e numrit të pjesëtarëve të familjes, Sarajet e Vlorajve u ndanë midis trashëgimtarëve në dy pjesë. Më 1912-ën “Selamllëku” ishte pronë e Xhemil Bej Vlorës, kushëri i Ismail Qemalit, kurse “Haremllëkun” e trashëguan kushërinjtë e tjerë të Ismail Qemalit. Brenda “Selamllëkut” ndodhet edhe salla ku u mblodh Kuvendi, i cili shpalli Pavarësinë Kombëtare të Shqiperise

Selamllëku në kujtimet e Eqerem bej Vlorës
Një përshkrim të “Selamllëkut”, madje në atmosferën që aty sundonte në ditët e shpalljes së Pavarësisë, e ka dhënë në “Kujtimet” e veta Eqerem Vlora. Përshkrimi është i shkurtër por, megjithatë, pavlerë mbasi ai e vizitoi “Selamllëkun” të nesërmen e shpalljes së pavarësisë, më 29 Nëntor 1912. Eqerem Vlora u ndodh në sallë më 28 Nëntor kur u shpall Pavarësia. Atë ditë ai ndodhej në fshatin Kuç të Kurveleshit. Por të nesërmen, pra më 29 Nëntor, me ftesë të Ismail Qemalit, Eqerem Vlora u largua nga Kuçi dhe shkoi në Vlorë. Me këtë rast ai shkruan:
“Me t’u kthyer nga Kuçi, unë shkova menjëherë në shtëpinë e tim kushëriri, Xhemilit, për të takuar kryetarin e Qeverisë së Përkohshme. Shtëpia ishte kopje e zvogëluar e haremllëkut dhe kishte jo katër, por tri kate. Përmes derës ndërmjetëse hyra në sallën e katit përdhes, ku ishin shkallët e mëdha. Oborri, sallat poshtë e lart, shkallët ishin të mbushura plot me njerëz me fytyra, sjellje dhe veshje që nuk i kisha parë kurrë në Vlorë. Të gjithë bisedonin me zë të lartë dhe kur mërziteshin në një vend, lëviznin lirshëm dhe pa teklif, sikur të ishin në shtëpinë e tyre. Në katin e sipërm ishte një sallon i madh, pajisur me mobilje të bukura të stilit bidermajer, dera e të cilit ishte krejt e hapur. Përpara saj njerëzit ngjesheshin e shtyheshin, për të degjuar se ç’thuhej atje brenda. Unë ndalova për disa çaste për të përshëndetur një mori të njohurish dhe pastaj hyra në sallon. Ismail beu po rrinte në një divan me një pamje te ligështuar, sa mua mu dhimbs. Kisha tre vjet pa e parë dhe tani mu duk shumë më i mplakur dhe i drobitur. Ai vuante në këtë mjedis të ri dhe të huaj për të. Për vite me radhë Ismail beu kishte qenë nëpunës i lartë i administratës turke dhe vali, poste këto, ku largësia midis të lartit dhe të ultit mbahej vetvetiu. Këtu ai kisht rënë në një kaos kontrastesh shoqërore, të cilit nuk po ia gjente dot anën. Unë iu afrova (ai po rrinte si në buzë të divanit), i putha dorën me nderim dhe u ula pranë tij. Të paktën divanin, njerëzit që mbushnin hapësirën kishin patur mirësinë t’ia linin. Ai më bëri pyetjet e zakonshme: si ia çoja, ku ishte im atë, a kisha hequr keq në Kuç me këtë mot të keq e kështu me radhë. Pastaj unë u ngrita për të ikur. Por ai më mbajti dhe më pyeti me zë të ulët: “Dua të të bëj një vizitë. Është edhe te ti si këtu?” Unë iu përgjigja se po të donte të vinte tek unë do të vija e do ta merrja vetë. “Jo, tha ai, Xhemili më ka thënë se dera ndërmjetëse është ende. Unë vij vetë!” Sidoqë edhe tek unë nuk ishte më mirë. Por falë manisë sime për kontroll, falë karakterit të paafruar dhe të mbyllur, largësia sidoqoftë ruhej.
Po përse të shkaktohej kjo rrëmujë e kjo gjurulldi në një shtëpi private, mund të pyesë ndokush. Nga koha atërore dhe stërgjyshore Ismail beu kishte mësuar se banesa e sanxhakbeut iso facto ishte edhe seli qeveritare. Ndaj edhe selamllëku i shtëpive të bejlereve, quhet në shqip zapana (nga turko-arabishtja zapt-hane, d.m.th. vendi prej nga ruhet rregulli dhe disiplina). Kështu edhe Ismail beut nuk i pëlqente të rrinte në bashki dhe njerëzit, që me punë a pa punë, duhej të takonin kryetarin e shtetit, vinin truma-truma në banesën e tij private.
Ditët që pasuan unë takova zyrtarët e lartë të qeverisë së re, të emëruar në 4 Dhjetor 1912 nga i përmenduri kryeministri Ismail beu dhe nënkryeministri fort i nderuari Nikollë Kaçorri (zëvendës i peshkopit katolik të Durrësit). Anëtarët e qeverisë së re ishin dhe të njohur të mirë, e më duhet të shtoj, se në rrethanat e atëhershme, veshtirë të bëhej ndonjë zgjedhje më e mirë.
Mit’hat Frashëri nga ana e tij na jep edhe një hollësi që tregon, ndër të tjera, organizimin e brendshëm të sallës. Ai shkruan se: “Këtë ditë, pra ora 14.30, me zë të përgjithshëm u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe Flamuri u çel në portën e shtëpisë ku ishin mbledhur – Salla e madhe në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës ishte mbushur plot dhe delegatët kishin zënë vendet rreth tri tryezave të mëdha të vëna afër e afër”


 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024