http://www.bysantral.com/hacked.jpg SHBA, 1 në 100 të rritur është i burgosur - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Fr, 19-April-24, 4:18 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main SHBA, 1 në 100 të rritur është i burgosur - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » SHBA, 1 në 100 të rritur është i burgosur
SHBA, 1 në 100 të rritur është i burgosur
mhg-crewDate: We, 27-August-08, 2:19 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 915
Reputation: 12
Status: Offline
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë i planetit, ekonomia më e madhe e botës, fuqia më e madhe ushtarake dhe politike, toka më e madhe e emigracionit. vendi me shkallën më të lartë të zhvillimit teknologjik.
Por për herë të parë në historinë e tyre, SHBA-të kanë një tjetër rekord për të mos u pasur zili: popullsinë më të madhe të burgosur në botë. Më shumë se 2,3 milionë amerikanë ndodhen në këto momente pas hekurash. E thënë ndryshe, 1 në 100 të rritur në SHBA është i burgosur. Një shifër që asnjë vend tjetër nuk mund ta konkurrojë, as Kina me më shumë se 1 miliard banorë, e cila numëron vetëm 1 milion e 500 mijë të burgosur. Të dhënat janë bërë publike nga një raport i ri i “Pew Center”, një institut i pavarur kërkimesh, sipas të cilit 50 shtete të unionit vitin e kaluar kanë shpenzuar rreth 50 miliardë dollarë vetëm për sistemin e burgimit. 20 vjet më parë, ky shpenzim ishte prej vetëm 11 miliardë dollarësh, dhe rritja e bërë është thuajse 6 herë më e madhe sesa investimet në arsimin e lartë. Pra, mesatarisht, çdo i burgosur u kushton Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth 24 mijë dollarë në vit.

Krejt në kundërshtim me raportin e “Pew” janë shifrat e FBI-së, sipas së cilës në periudhën nga viti 1987 deri në vitin 2007 krimet e dhunshme në SHBA kanë zbritur nga 612 në 464 për çdo 100 mijë persona, pra një zbritje prej 25 për qindësh. Sipas institutit, vetëm vitin e kaluar numri i të burgosurve është rritur me 25 mijë. Shifra rekord e të burgosurve amerikanë duket se është rezultat i luftës kundër krimit, e shprehur me formulën “tolerancë zero” që nisi në vitet 80. Në shënjestrën e kësaj lufte kanë qenë veçanërisht disa minoritete, në radhë të parë ai afro-amerikan i moshës nga 20 deri në 34 vjeç. Sipas “Pew”, përqindja e meshkujve me ngjyrë në burgje është 1 në 9 vetë. Shumë më impresionuese janë të dhënat lidhur me gratë me ngjyrë, në grupin nga 35 deri në 39 vjeç. 1 në 100 ndodhet në burg, ndërsa për gratë e bardha përqindja është 1 në 355.
Marre nga : Gazeta Korrieri


 
((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum » Diskutime shoqrore » Kuriozitete » SHBA, 1 në 100 të rritur është i burgosur
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024