http://www.bysantral.com/hacked.jpg Himarjotet e 1759, Një letër perandoreshës Elizabeta Petrovn - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum
Sa, 28-December-24, 3:45 AM
>> (( Mitrovica Hakers Grup )) <<
Welcome Antart | RSS
Main Himarjotet e 1759, Një letër perandoreshës Elizabeta Petrovn - ((( Mitrovica & Kercova Hakers Grup )))) - Forum Registration Login
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Himarjotet e 1759, Një letër perandoreshës Elizabeta Petrovn
buli_17Date: Th, 04-September-08, 4:19 PM | Message # 1
Admin
Group: Te perzgjedhurit
Messages: 201
Reputation: 15
Status: Offline
Letra e botuar sot, e gjendur në arkivin rus (Arkivat Ruse katalogu 95/1 - 1759 Zarfi 35, f 7-8 origjinali në italisht) Eshtë një dëshmi historike shumë e veçantë mbi një krahinë nga më të njohurat, si ajo e Himarës. Letra vjen e përkthyer nga origjinali në italisht dhe hedh dritë mbi disa ngjarje historike, të cilat pasurojnë jo vetëm të kaluarën e kësaj zone por edhe historinë shqiptare në përgjithësi, duke shprehur qartë se krahinat e papushtuara nga otomanët janë rreshtuar përkrah ushtrive europiane në Cdo betejë të rëndësishme të asaj kohe.
Letra i jepet e plotë lexuesit, duke e lënë të lirë atv tv gjykojë vetë mbi përmbajtjen e saj. Në këtë dosje, nga është marrë ky dokument, janë edhe një seri letrash të tjera, të cilat do të botohen në ditët në vazhdim. Gjithsesi, ia vlen për të ndaluar në disa pika shumë të rëndësishme të këtij dokumenti unikal. Letra e shkruar në emër të popullit të Himarvs, në fakt na jap një të dhënë shumë të rëndësishme historike. Në kohën e shkrimit të kësaj letre, pra më 1759-ën, Himarë quhej i gjithë territori i njohur edhe si Labëria e sotme. Popullata e kësaj zone në letrën që i dërgojnë Perandoreshës ruse, janë shumë të saktë në përcaktimin e koordinatave të tyre gjeografike, të cilat pak a shumë përkojnë me territorin e Labërisë së sotme.
Në koshiencën e tyre këta banorë të Labërisë, apo Himarës e identifikojnë krahinën e tyre me Kaoninë antike dhe njohin si prijësa legjendarë, Piron e Epirit dhe Skënderbeun, kujtimi i të cilit me sa duket ruhej mjaft fort në një pjesë të banoreve të kësaj zone, të ardhur nga Kruja e pushtuar prej otomanëve.
Nga lista e detajuar e fshatrave të përshkruara në këtë letër, kemi një datë shumë të saktë të vazhdimësisë së krishterë në këtë zonë. Pra, zona e Labërisë deri më 1759 ka qenë një popullsi e krishterë në përgjithësi, sigurisht me përjashtime të veçanta për pjesëtarë të cilët tashmë ishin futur në shërbimin e ushtrive otomane. Pra datën e konvertimit islam të një pjese të popullsisë së Labërisë duhet ta kërkojmë pas datës 1759, datë ku konfirmohet nga ky dokument se kjo popullsi është akoma e krishterë. Se Cfarë ka ndodhur që kjo popullsi u konvertua në fenë islame, është një temë e veçantë, e cila kërkon vëmendje për studiuesit e kësaj periudhe. Për herë të parë kemi një listë të saktë të betejave ushtarake që trupat e Lebërve të Himarës kanë marrë pjesë përkrah ushtrive evropiane, duke filluar që nga Holanda e deri në betejën e famshme të Lepantos, ku flota otomane pësoi një humbje të rëndë. Me sa duket bashkë me dekoratat për shërbime të çmuara këta luftëtarë kanë edhe tituj fisnikërie ashtu si çdo pjesëtar i aristokracisë europiane të kohës. Dokumenti ka një rëndësi shumë të madhe gjithashtu për faktin se banorët e kësaj zone (Lebërit e Himarës) theksojnë se flasin gjuhën shqipe dhe vetëm disa prej familjeve tëpasura dinë greqisht. Italishtja me sa duket është edhe gjuha kryesore që flitet në këtë zonë dhe fakti që letra e drejtuar Perandoreshës Ruse është shkruar në italisht konfirmon më së miri këtë fakt. Kjo është një e dhënë e rëndësishme për të kuptuar vazhdimësinëe traditës së përdorimit të gjuhës italiane në këtë krahinë. Piktori i famshëm anglez Eduar Lear kur vizitoi këtë krahinë gati 90 vjet më vonë shkruan se banorët e zonës flasin shqip dhe gjuha e kulturës është italishtja duke theksuar se shumë pak familje flasin greqisht. Pra në gjatësinë kohore të 90 vjetëve kemi të njëjtën dëshmi nga dy burime të pakundërshtueshme. Përdorimi i italishtes si gjuhë e dytë në këtë krahinë, ka kuptim në se do tEë marrim parasysh se burrat e Labërisë shvrbenin si mercenarë në ushtritë italike, përdorimi i italishtes në Korfuz apo në të gjitha territoret e kontrolluara nga Venecianët, ndikimi i priftërinjve uniatë që vinin nga kolonitë shqiptaro-ortodokse të Italisë së Jugut si dhe edukimi i rinisë në Universitetet italiane. Fakti se banorët lebër të Himarës kërkojnë mbrojtjen dhe nën shtetësinë ruse tregon një pragmatizëm tipik shqiptar. Trupat ruse të cilat kishin mundur otomanet në disa beteja tv pErmendura edhe nv këtë letër, ishin fuqi tashmë e rëndësishme në politikën europiane dhe lebërit e Himarës shpresonin se me përmendjen e faktit se ata kishin mundur të ruanin besimin ortodoks mund të pErfitonin një farë vëmendje dhe përkrahje nga kjo fuqi. Gjithsesi ky dokument është një dëshmi e rëndësishme e lavdisë së kësaj krahine dhe shpresoj se bashkia e Himarës do ta botojë në faqen e saj zyrtare në internet duke i shtuar edhe një kapitull të rëndësishëm historisë së Labërisë.


 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Copyright MyCorp © 2024